Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj u ëhstë bashkuar qytetarëve të bashkisë që drejton, në protestën e kësaj të premte përpara Kryesisë së Kuvendit, teksa Komisioni i Ligjeve diskuton Reformën Territoriale.
Nga protesta kryebashkiaku Malaj ngriti alarmin se me shkrirjen e Bashkisë Memaliaj dhe bashkimin e saj me Tepelenën, qyteti do të shpopullohej më tej, ndërsa vetë qytetarët janë kundër shkrirjes, kjo e reflektuar edhe në peticionin e nënshkruar, dërguar Kuvendit.
Malaj paralajmëroi mazhorancën se me Memaliajn i kanë bërë llogaritë gabim, duke u bërë thirrje socialsitëve të mos marrin urdhra politikë por të dëgjojnë zërin e qytetarëve.
Qytetarët kanë muaj ndaj kësaj padrejtësie, me largimin e të vetmit instutucion që u shërben atyre, jo vetëm kanë protestuar por dhe në dëgjesë janë shprehur kundër bashkimit.
Janë shprehur edhe me peticion drejtuar Kuvendit për mosshkrirjen, edhe këshillat bashkiakë. Është një nga bashkitë më të mëdha të Qarkut Gjirokastër. Qyteti që ka dinjitet e histori. Është ngritur me gjakun e 126 minatorëve.
Thirrje deputetëve, socialistë e dmeokratë të mos e votojnë këtë reformë që nxit shpopullimin e Memaliajt, zbeh ekonominë dhe identitetin e krahinës. Është reformë antikushtetuese dhe në kundërshtim me kartën europiane. Kjo është një hartë elektoralë, me Memaliajn i kanë bërë llogaritë gabim. Të mos marrin urdhra politikë po të dëgjojnë zërin e qytetarëve.
© SYRI.net
Deputeti Erion Braçe provokon protestuesit, tensionohet situata, deputeti Shehu e shpëton nga qytetarët
Media italiane: Vazhdojnë protestat kundër Ramës, sot në Milano, nesër tubimi i madh në Bruksel
Mashtrimi i Ramës/ ‘The Guardian’ zbulon skandalin: Dy kulla iu dhanë arkitektit që projekton kuzhina