AKTUALITET /

Shtyu Xhuana Nikollin drejt vetëvrasjes, Fizi: E dhunova vetëm 1 ditë para se të pinte fostoksinë

26 vjeçari ka pranuar se e kishte dhunuar ish-bashkëshoren vetëm 1 ditë para se kjo e fundit të ndërmerrte aktin ekstrem.

Shkruar nga Versus
Shtyu Xhuana Nikollin drejt vetëvrasjes, Fizi: E dhunova vetëm 1
Eraldo Fizi, viktima ish-bashkëshortja Xhuana Nikolli

Gjykata e Tiranës la në burg të riun Eraldo Fizi i cili u vetëdorëzua dje në policinë e Lezhës pas 6 muajsh arrati nën akuzë se kishte shtyrë drejt vetëvrasjes ish-bashkëshorten e tij Xhuana Nikolli.

Fizi gjatë seancës gjyqësore, i pyetur për akuzat për dhunë dhe shtyrje drejt vetëvrasjes, ka pranuar se e kishte dhunuar vetëm njëherë viktimën, një ditë para se Nikolli të pinte fostoksinë.

Ai mohoi që dhuna të kishte ndodhur në mënyrë sistematike siç pretendonin familjarët e viktimës. Versus.al

Poll