web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SPAK kontrolle në banesën e Ron Yeffet

2 Tetor 2026, 13:48, Aktualitet CNA

SPAK kontrolle në banesën e Ron Yeffet

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontrolle në banesën e biznesmenit izraelit, Ron Yeffet, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Sipas raportimeve, kontrollet janë ushtruar në banesën e Yeffet që ndodhet në periferi të Tiranës, ku dyshohet se është sekuestruar dokumentacion për tenderët.

Gjithashtu raportohet se Ardi Veliut, drejtorit të kompanisë “Kayo”, i është sekuestruar telefoni celular dhe po ashtu kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e biznesin e Arjeta Pucës. 

Sipas raportimeve kontrolle janë kryer edhe në disa ambiente të tjera, si edhe në Ministrinë e Mbrojtjes drejtuar nga Ermal Nufi, ku janë sekuestruar një sërë dokumentesh.

Pritet një njoftim zyrtar nga SPAK-u për detaje të mëtejshme. Kontrollet vijnë pas përgjimeve të publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Në qendër të denoncimeve të ish-numrit dy të qeverisë janë përfshirë biznesmeni izraelit Ron Yefet, kompania “Timak Defense” dhe skema e njohur si “KAYO”, ndërsa u ngritën akuza për prodhimin dhe paketimin e armëve në Shqipëri me destinacion zonat e konfliktit. /CNA 





Lajmet e fundit nga