Sport

Sfida me Finlandën në Nations League, FSHF jep njoftimin për tifozët shqiptarë në Helsinki

Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë të shtunë ndeshjen e tretë të grupit në UEFA Nations League ndaj Finlandës, në “Helsinki Olympic Stadium”, në orën 15:00.

Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë tifozët shqiptarë që kanë udhëtuar drejt Finlandës dhe që do të mbështesin Kombëtaren në stadium, se pika e grumbullimit për tifozët do të jetë në “Old Irish Pub” në Helsinki. Ndërkohë, po të shtunën, në 3 tetor, në orën 12:00, tifozët e Kombëtares do të nisen së bashku nga “Old Irish Pub” drejt “Helsinki Olympic Stadium”, ku në Shqipëria do të përballet me Finlandën.

Federata e Futbollit fton të gjithë tifozët shqiptarë që ndodhen në Helsinki të bashkohen me grupin në pikën e grumbullimit dhe të mbështesin ekipin kuqezi gjatë gjithë ndeshjes, në mënyrë korrekte dhe duke respektuar rregullat e stadiumit.

Ndërkaq, ata që nuk kanë mundur të sigurojnë biletë për këtë përballje të rëndësishme  të kuqezinjve, do të kenë mundësi ta ndjekin atë në platformën Digitalb.

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.