Ministri i Mbrotjes Nufi takon ambasadorin amerikan Eric Wendt: Shqipëria dhe SHBA krah për krah

2 Tetor 2026 | 14:03

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nufi ka ndarë momente nga takimi me ambasadorin amerikan, duke theksuar rëndësinë e partneritetit mes Shqipërisë dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Ambasador Wendt, mirë se erdhët në Shqipëri! Me Shtetet e Bashkuara, Shqipëria qëndron krah për krah për lirinë, sigurinë dhe paqen”, shkruan Nufi.

Ministri e cilëson SHBA-në partner të pazëvendësueshëm të Shqipërisë në mbrojtje dhe siguri, ndërsa nënvizon rëndësinë e pozicionit gjeografik të vendit, besueshmërisë dhe vullnetit për bashkëpunim.

Në postim, Nufi përmend Korridorin VIII, Porto Romanon, Bazën Ajrore të Kuçovës dhe kapacitetet shqiptare për Mbështetjen e Vendit Pritës si elementë që, sipas tij, forcojnë arkitekturën dhe lëvizshmërinë e Aleancës në Evropën Juglindore.

Ai thekson gjithashtu mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën, praninë në KFOR, pjesëmarrjen në iniciativa shumëkombëshe dhe vendimin për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.

Sipas Nufit, këto angazhime dëshmojnë se Shqipëria është një aleate e besuar dhe e aftë të kontribuojë në sigurinë dhe paqen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD publikon pamjet nga Komisioni i Ligjeve: Propagandë me dosje bosh

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale gjatë zhvillimit të seancës së sotme të Komisionit të Ligjeve, ku...
11:56 | 02/10/2026

Reforma Territoriale! Debate me tone të larta te ‘Ligjet’, Korreshi përplaset me Manjan

Debate me tone të larta janë zhvilluar në Komisionin e Ligjeve gjatë diskutimit të reformës administrativo-territoriale. Deputetët e opozitës, Saimir Korreshi dhe Gent Strazimiri, kërkuan...
11:45 | 02/10/2026

Rama: Nga 2 në 12 milionë turistë, tani duhet të rrisim urgjentisht cilësinë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve gjatë viteve të fundit, por tashmë sfida kryesore është...
11:15 | 02/10/2026