Të shtënat me armë në “Ali Dem”, policia: Në kërkim 2 persona, punohet për kapjen e tyre

2 Tetor 2026 | 14:01

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar sa i përket të shtënave me armë të ndodhura mbrëmjen e djeshme në lagjen “Ali Demi”.

Sipas njoftimit të policisë, për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim 2 persona të cilët dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Taulantia”, kanë qëlluar me armë zjarri.

Në kërkim janë shpallur D. Q., 44 vjeç dhe E. Xh., 25 vjeç, ku po punohet për kapjen e tyre dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 shpallën në kërkim shtetasit D. Q., 44 vjeç dhe E. Xh., 25 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Taulantia”, kanë qëlluar me armë zjarri. Punohet për kapjen e tyre dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Takimi Peleshi-Wendt, ambasada amerikane: Forca e çdo demokracie mbështetet në institucione përfaqësuese efektive

Ambasada amerikanë në SHBA këtë të premte ka ndarë pamje nga takimi i zhvilluar mes kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi me ambasadori e ri Eric...
14:37 | 02/10/2026

Lot dhe emocione, mësuesi del në pension! Nxënësit e surprizojnë

Pas shumë vitesh përkushtim, punë dhe dashuri për profesionin, mësuesi i Edukimit Fizik në shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja e Malësisë”, Gëzim Pali, i dha fund një...
14:09 | 02/10/2026

SPAK kontroll në banesën e biznesmenit Ron Yeffet, BKH sekuestron dokumente për tenderat

Kontroll në banesën e biznesmenit Rony Yeffet, BKH sekuestron dokumentacion për tenderat Me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO, BKH po ushtron kontroll në...
13:48 | 02/10/2026