E premte, 2 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kontrollohet vila e Ron Yeffet, SPAK po bën hetime pas akuzave të Arben Ahmetaj për trafik armësh

Byroja Kombëtare e Hetimit zbarkoi në shtëpinë e biznesmenit izraelit, Ron Yeffet në periferi të Tiranës.

Kontrollet janë ushtruar në banesën e tij për të gjetur dokumente me vlerë hetimore.

Reklamë

Konkretisht agjentët kanë shkuar në vilën e Yefet në fshatin Pëllumbas në kuadër të hetimeve që po bëhen për të verifikuar nëse deklaratat e bëra nga ish numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj se Ron Yeffet po kryen trafik armësh janë të vërteta apo jo.

Sipas ish numrit dy të qeverisë, janë disa përgjime ambientale, ende të pakonfirmuara zyrtarisht, që ngrenë dyshime se ai po kryen aktivitetin e paligjshëm kriminal.

Në përgjimet e bëra publike nga Ahmetaj, pretendohet se Yeffet është garanti për trafikun e armëve, duke e përdorur qeverinë shqiptare si një mekanizëm për këtë qëllim.

Biznesmeni izraelito-amerikan është i përfshirë në disa kompani që operojnë në industrinë e mbrojtjes. Mes tyre janë “Timak Defence” dhe “Advanced Arms Technology”, të themeluara në vitin 2025, të cilat ushtrojnë aktivitet në prodhimin dhe furnizimin e mjeteve ushtarake, armëve dhe dronëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.