Deputeti Erion Braçe provokon protestuesit, tensionohet situata

13:10, 02/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një kohë që me qindra qytetarët nga Fushë Arrëzi dhe Memaliaj ishin mbledhur për të protestuar para Kryesisë Kuvendit  kundër draftit të reformës territoriale, deputeti socialist Erion Braçe ka shkuar t'i provokojë.

Pasi zbret nga mjeti luksoz drejtohet pranë turmës dhe nis përplasja verbale.

Në këto moment debati agarvon në një përplasje fizike, ku protestuesit tentojnë ta godasin, por ndërhyn policia dhe disa prej drejtuesve të protestës e shpëtojnë nga duart e protestuesëve.

Në ndihmë deputeti Erion Brace i erdhi kolegu democrat Tritan Shehu që e largoi nga turma e protestuesve

Ndërkohë Braçe pati debat verbal dhe me një prej protestueseve, lidhur me reformën territoriale

Prej javësh Erion Braçe është kthyer në simbol të zytrtarëve të mazhoracës që përplasen me qytetarët protestues. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco