Ministri i Mbrotjes Nufi takon ambasadorin amerikan Eric Wendt: Shqipëria dhe SHBA krah për krah

2 Tetor 2026, 14:20Politika TEMA
Ministri i Mbrotjes Nufi takon ambasadorin amerikan Eric Wendt: Shqipëria

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nufi ka ndarë momente nga takimi me ambasadorin amerikan, duke theksuar rëndësinë e partneritetit mes Shqipërisë dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Ambasador Wendt, mirë se erdhët në Shqipëri! Me Shtetet e Bashkuara, Shqipëria qëndron krah për krah për lirinë, sigurinë dhe paqen”, shkruan Nufi.

Ministri e cilëson SHBA-në partner të pazëvendësueshëm të Shqipërisë në mbrojtje dhe siguri, ndërsa nënvizon rëndësinë e pozicionit gjeografik të vendit, besueshmërisë dhe vullnetit për bashkëpunim.

Në postim, Nufi përmend Korridorin VIII, Porto Romanon, Bazën Ajrore të Kuçovës dhe kapacitetet shqiptare për Mbështetjen e Vendit Pritës si elementë që, sipas tij, forcojnë arkitekturën dhe lëvizshmërinë e Aleancës në Evropën Juglindore.

Ai thekson gjithashtu mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën, praninë në KFOR, pjesëmarrjen në iniciativa shumëkombëshe dhe vendimin për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.

Sipas Nufit, këto angazhime dëshmojnë se Shqipëria është një aleate e besuar dhe e aftë të kontribuojë në sigurinë dhe paqen.

Lini një Përgjigje