Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ndarë detaje nga takimi i parë i ambasadorit të ri amerikan, Eric Wendt, me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.
Përmes një reagimi, ambasada thekson se forca e çdo demokracie mbështetet te funksionimi efektiv i institucioneve përfaqësuese.
Në takimin me Peleshin, ambasadori Wendt vuri në dukje rëndësinë e përmbushjes së angazhimeve të Shqipërisë ndaj NATO-s, nxitjes së investimeve për prosperitet të përbashkët dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Takimi u zhvillua në kuadër të nisjes së detyrës së ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri dhe angazhimit për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.