Dy persona janë shpallur në kërkim nga Shërbimet e Policisë së Tiranës, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugën “Taulantia” në kryeqytet, pranë zonës së "Ali Demit", dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve.
Bëhet fjalë për shtetasit D. Q., 44 vjeç dhe E. Xh., 25 vjeç. Sipas Policisë, dyshohet se gjatë konfliktit, ata kanë qëlluar me armë zjarri.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e dy personave, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Gjithçka ka nisur nga një sherr banal mes këtyre dy personave dhe D. Q., 44 vjeç e E. Xh., 25 vjeç, kanë nxjerrë armët e zjarrit dhe kanë qëlluar me armë zjarri. Nuk dihet nëse ndonjë prej tyre është lënduar apo të shtënat kanë qenë paralajmëruese, në ajër.
