SPAK zbarkon në Ministrinë e Mbrojtjes/ Sekuestrohen një sërë dokumentesh
SPAK ka kryer një sërë kontrollesh në banesa, kompani dhe ...
SPAK ka kryer një sërë kontrollesh në banesa, kompani dhe ...

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median gjermane “WELT.DE”, ka folur për skandalin e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit.
Gjatë intervistës, Rama është shprehur se sot Shqipëria është një vend ku sistemi lufton kundër korrupsionit, ndërsa shtoi se jemi në fazën përfundimtare të vendit. Ndër të tjera, foli edhe për hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, ku tha se Shqipëria ka normën më të lartë të të burgosurve në paraburgim në të gjithë Europën.
Rama ka komentuar gjithashtu edhe protestat që po zhvillohen prej 4 muajsh në Shqipëri, ku tha se protestuesit kanë shqetësime që janë tërësisht të ligjshme, por, sipas tij, nxiten nga gënjeshtrat dhe teoritë konspirative.
Pjesë nga intervista:
"WELT": Në Shqipëri korrupsioni mbetet ende një problem. Drejtuesja e shërbimit sekret është arrestuar, ndërsa ka edhe shumë raste të tjera hetimesh dhe dënimesh. Çfarë po bëni kundër kësaj?
Rama: Shqipëria ishte një vend ku korrupsioni ishte sistemi. Sot Shqipëria është një vend ku sistemi lufton kundër korrupsionit. Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit.
"WELT": Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK-u, nën mbikëqyrjen e SHBA-së dhe BE-së, po vepron ashpër ndaj zyrtarëve të rangut të lartë. A funksionon?
Rama: Pjesërisht është e dhimbshme. Jo të gjitha procedurat, sipas mendimit tim, përputhen me standardet europiane. Shqipëria ka normën më të lartë të të burgosurve në paraburgim në kontinent. Por ky është pjesë e një procesi të ashpër dhe të pashmangshëm. Ne duhet të marrim vlerësim për këtë.
"WELT": Ka zëra që kërkojnë prej jush përgjegjësi politike, duke pasur parasysh arrestimet dhe dënimet e personave në rrethin tuaj…
Rama: Para se të merrja detyrën, që nga viti 1912, kur u themelua shteti ynë, asnjë ministër në Shqipëri nuk kishte dalë ndonjëherë përpara një prokurori të pavarur. Jam krenar që vendi ynë tani është në gjendje t’i mbajë njerëzit përgjegjës, kudo që ndodhen. Kjo është përgjegjësia ime politike.
"WELT": Por duket se mungon besimi. Prej muajsh qytetarët protestojnë përpara selisë suaj të qeverisë. Shkak ishte një projekt i planifikuar investimi për një resort luksoz nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan. Protestuesit ju akuzojnë se po e shisni Shqipërinë.
Rama: Jetojmë në një botë ku gjithmonë dikush është i revoltuar. Çdo demokraci vuan nga kjo. Protestuesit kanë shqetësime që janë tërësisht të ligjshme dhe këtë nuk e mohoj. Por ata nxiten nga gënjeshtrat dhe teoritë konspirative.
"WELT": Në këtë projekt bëhet fjalë për katër miliardë dollarë, një shumë gjigante. Ju, përmes kontakteve tuaja me presidentin amerikan, keni luajtur një rol të rëndësishëm në këtë çështje. Ku e vendosni kufirin mes diplomacisë ekonomike dhe një sistemi që varet shumë nga marrëdhëniet tuaja personale?
Rama: Edhe ju jeni viktimë e një narrative që përsëritet vazhdimisht. Kur filloi e gjithë kjo, Trump nuk ishte më në detyrë; ai mund të kishte përfunduar në burg ose të ishte kthyer në Shtëpinë e Bardhë. Për më tepër, ende nuk ka një kontratë përfundimtare – jemi ende duke negociuar. Edhe vlerësimi i ndikimit në mjedis është ende në proces.
Në fakt, bëhet fjalë për dy projekte të ndara. Njëri ndodhet në një ishull që është pronë publike. Vetëm tetë për qind e këtij ishulli mund të ndërtohet dhe ishulli mbetet publik. Tjetri ndodhet në një gadishull që është në pronësi private.
Nëse do të sillnit kapital të huaj në Gjermani, a do të thoshit se Gjermania po shitet? A do të thoshit: Gjermania u përket gjermanëve? Unë përfaqësoj interesat e vendit tim dhe do të vazhdoj.
"WELT": Pse atëherë projekti po kritikohet ndërkombëtarisht?
Rama: Është hija e gjatë e Donald Trump-it, e cila ka sjellë këtu të gjitha mediat e botës dhe të gjithë të majtët. Unë u kam thënë miqve të mi demokratë në Amerikë: Nëse nuk mundeni ta mundni Trump-in në Amerikë, mos ejani në Shqipëri për t’u hakmarrë. Kjo nuk është e drejtë. /CNA
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij gjatë edicio...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka pritur në Kryesi...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, komentoi...
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ka ...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u t...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ngriti so...
Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Adminis...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, komentoi sot ndryshime...
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, në një inte...
Kryeministri Edi Rama po përpiqet ta mbulojë me heshtje dë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm këtë të enjte në prezan...
Deputetja Marjana Koçeku ka ndarë sot një reagim lidhur me...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, nda...
Këtë të enjte u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetar...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në një postim në rrjetet so...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka ...
Kryeministri Edi Rama komentuar çështjen që ka përfshirë S...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u...
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij pas pritjes në K...
Prej disa ditësh me një seri shkrimesh të pazakonta për nj...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit 2025 me qëllim au...
Vetëm pak kilometra larg Tiranës, një tjetër problem mjedi...
Lumi Lana, me një gjatësi prej rreth 29 kilometrash, përsh...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë natës në zon...
Pas kontaktimit, kompozitori Adrian Hila është paraqitur k...
Një aksident rrugo u shënua këtë të enjte në aksin rrugor ...
Arrestohet në flagrancë një 29-vjeçar që posedonte në bane...
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat...
Muaji tetor shënon nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndër...
Mungesa e linjave të transportit publik drejt Tiranës në o...
Tregu shqiptar dominohet nga profesione që kërkojnë aftësi...
Mesnatë në një lagje banimi të Hamburgut. Rrugët janë të q...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë kërkuar të enjten a...
Ekspertët thonë se largimi i forcave amerikane nga Iraku d...
Një ortek në malin Himalung në Himalaje u ka marrë jetën 1...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregull...
Ndonëse stoku i makinave që qarkullojnë në vend sa vjen e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe s...
Të rinjtë mund të kalojnë më shumë kohë online, të dëgjojn...