Në një cep të Norvegjisë ndodhet një ishull ku, gjatë verës, duket sikur koha ka ndaluar.
Sommarøy, një komunitet i vogël peshkimi në veri të Norvegjisë, përjeton gjatë verës javë të tëra me dritë të pandërprerë. Dielli qëndron mbi horizont edhe në mesnatë.
Këtu nuk i kushtohet shumë rëndësi orës tradicionale 24-orëshe. Madje, shumë banorë kanë varur orët e tyre në urën që lidh ishullin me pjesën tjetër të zonës, si simbol i dëshirës për ta harruar për pak kohën.

Screenshot
I rrethuar nga male të larta dhe deti, ishulli është bërë i njohur për mënyrën e veçantë se si banorët e përjetojnë këtë periudhë të vitit.