Kreu i ILD-së në Uashington, takim në DASH: Diskutime për drejtësinë dhe llogaridhënien
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, po zhvillon një vizitë pune në Uashington D.C., ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve amerikane.
Në kuadër të vizitës, Metani është pritur në Departamentin amerikan të Shtetit, ku është takuar me Amy Carnie, Drejtoren e Zyrës për Evropën Perëndimore dhe Qendrore.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Metani ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar mbi punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në forcimin e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë në sistemin gjyqësor shqiptar.
“Shpreha mirënjohjen për vlerësimin e saj për punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në forcimin e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë në sistemin gjyqësor të Shqipërisë”, shkruan Metani.
Sipas tij, gjatë takimit është rikonfirmuar rëndësia e vijimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes për avancimin e shtetit të së drejtës, forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe konsolidimin e mëtejshëm të parimeve të llogaridhënies dhe integritetit institucional.
Rasti “Negreira”, Barcelona: UEFA nuk ka hapur asnjë procedurë të re kundër nesh
Klima po ndryshon bujqësinë, Holanda nis kultivimin e orizit
Në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari me rrezikshmëri të lartë
- 14:47 Pa WhatsApp, pa klientë, çfarë po ndodh me llogaritë e bizneseve në Kosovë?
- 14:46 Presidenti i Zvicrës njofton dorëheqjen në fund të vitit pas më shumë se një dekade në qeveri
- 14:40 Zgjedhjet dhe bindjet politike, çfarë zbuloi kompozitori irlandez Bono për bashkëpunimin e tij me Ed Sheeran në këngën “Yours Eternally”?
- 14:37 Takimi Peleshi-Wendt, ambasada amerikane: Forca e çdo demokracie mbështetet në institucione përfaqësuese efektive
- 14:35 SHBA-të godasin rrjetin kriminal rus të akuzuar për shmangie të sanksioneve
- 14:29 Zelensky: Putin urdhëroi braktisjen e rregullave të luftës