2 Tetor 2026, 14:30
Nga E.d
Aktivistët në Prishtinë
KOSOVA- Qindra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme para mabienteve të Ministrisë së Drejtësisë, në Kosovë. Ata kanë kërkuar procedimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e UÇK-së, ndërsa pranë saj vendosën një baner me mbishkrimin “Voto Ligjin”. Aktivisti Rron Kafegjolli u shpreh se ky nuk është një udhëzim çfarëdo, pasi bëhet fjalë për ligjin që mbron të vërtetën e UÇK-së.
Në lidhje me këtë, ai iu referua deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se projektligji ndodhet në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Financave. Ai kritikoi ministren Donika Gërvalla-Schëarz dhe ministrin Hekuran Murati, duke thënë se institucionet nuk duhet të mbeten peng i bindjeve apo qëndrimeve personale të tyre.
“Ky nuk është një udhëzim çfarëdo që mund ta kaloni lart e poshtë nëpër zyre. Bëhet fjalë për ligjin që mbron të vërtetën e UÇK-së dhe ne nuk do të lejojmë zvarritjen e tij”, tha aktivisti Rron Kafegjolli.
Protestuesit akuzuan institucionet për zvarritje të projektligjit dhe kërkuan një veprim të menjëhershëm në lidhje me këtë rast. Nga ana tjetër, qytetarët në Kosovë po protestojë prej 17 ditësh kundër vendimit të Hagës.
Me 16 shtator Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan me 81 vite burg në total katër ish-krerët e UÇK-së, pasi i shpallën fajtorë për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, u dënuan me nga 25 vite burg. Kadri Veseli u dënua me 18 vite dhe Rexhep Selimi u dënua me 13 vite.
Trupi gjykues i shpalli penalisht përgjegjës për vepra që përfshijnë vrasje të paligjshme, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar. Gjatë shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë, trupi gjykues konstatoi se Prokuroria nuk arriti të vërtetojë ekzistencën e një sulmi të përhapur ose sistematik ndaj popullatës civile, një nga kushtet për cilësimin e veprimeve si krime kundër njerëzimit./Dosja.al
kosovë uÇk qytetarë
Aktualitet
2 Tetor 2026, 13:51
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja kanë dal nga të shtënat me armë pranë fushës së Ali Demit mbrëmjen...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 13:35
E.d
SPAK
TIRANA- SPAK ka kryer ditën e sotme një kontroll në banesën e biznesmenit izraelito-amerikan, Ron Yeffet, e cila ndodhet në p...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 13:20
I.A
Ron Yeffet
TIRANA- SPAK dhe BKH kanë zhvilluar ditën e sotme një kontroll në banesën e Ron Yeffet, e cila ndodhet në periferi...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 13:02
E.d
Foto ilustruse
Humbja e qasjes në llogaritë e WhatsApp-it u ka shkaktuar shqetësim disa pronarëve të bizneseve në Kosovë...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 12:54
I.A
Balfin
Dy media në Shqipëri dhe Kosovë përballen me procese gjyqësore në Austri, pasi Gjykata Penale Rajonale e Vjenës (...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 12:41
G.M
Adi Hila
TIRANA- Adi Hila ka qënë në qendër të vëmendjes mediatike pas publikimit të disa videove intime në rrjet. ...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 12:24
E.d
Adi Hila
TIRANA- Kompozitori Adi Hila është proceduar në gjendje të lirë pas shpërndarjes së materialeve intime në ...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 12:13
E.d
Autori dhe viktima
TIRANA- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Eraldo Fizi, ish-bashkëshortin e Xhuana Nikollit e cila u vet&eu...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 12:05
E.d
Eraldo Fizi dhe Xhuana Nikillaj
TIRANA- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Eraldo Fizin, ish-bashkëshortin e Xhuana Nikol...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 11:54
E.d
Viktima dhe autori
TIRANA- Eraldo Fizi, ish-bashkëshorti i të resë e cila u vetëvra disa muaj më parë do të dal&eum...