Zbulohen detaje të reja lidhur me kontrollet me urdhër të SPAK janë kryer në banesën e biznesmenit izraelit, mikut të Edi Ramës, Ron Yeffet.
Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj raporton se agjentët e BKH kanë kryer kontrolle në një banesë që ndodhet në fshatin Pëllumbas një zonë pranë Mulletit, në periferi të Tiranës ku kishte të dhëna se e dispononte dhe e kishte në përdorim miku i kryeministrit Edi Rama.
Mësohet se kanë qenë 2 – 3 pika ku janë fokusuar kontrollet.
Burime ende të pakonfirmuara bëjnë me dije se janë ushtruar kontrolle edhe ndaj Ardi Veliut, drejtorit të KAYO dhe Arjeta Pucës, pronare e kompanisë TIMAK. Kontrolle janë kryer dhe në Ministrinë e Mbrojtjes e drejtuar nga Ermal Nufi, i cili nga Arben Ahmetaj e identifikon me nofkën 'Ermal Raketa'
Burime bëjnë me dije se janë sekuetruar dokumente që kanë lidhje me aktivitetin e KAYO-s.
Hetimet
Më 9 shtator 2026 SPAK njoftoi se kishte nisur hetimet pas publikimit të audiopërgjimit nga ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj në emisionin Çim Peka Live, më 7 shtator. SPAK administroi emisionin e plotë në transmetuar live në Syri Tv, ndërsa Kryeprokurori Klodian Braho firmosi edhe administrimin e këtij audiopërgjimi në rrugë zyrtare.
Në qendër të audiopërgjimit është miku izraelit i kryeministrit që flet me ish-zyrtarë të lartë Ukrainas për trafik armësh, që do të mundësoheshin nga kompanitë e krijuara nga Ron Yeffet me leje direkte nga Edi Rama.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, u publikua një pjesë e re nga audiopërgjimi i Ron Yeffet, që disponon ish-zëvendësKryeministri Arben Ahmetaj.
Lexo dhe: AUDIOPËRGJIMI/ Ron Yeffet: Do të ishte shumë e mençur të hapnim një fabrikë atje në Afrikë
Në pjesën e re të audiopërgjimit, Ron Yeffet flet me sipërmarrësit nga ukrainas, për ndërtimin e një fabrike armësh në Afrikë. Për të shuar skepticizmin e ukrainasve, Ron Yeffet u tregon atyre se ka udhëtuar në Sudan me Arjeta Pucën për çështjen e armëve. Armët pasi prodhohen në Sudan, sillen në Shqipëri ku paketohen dhe më pas shiten në vendet e BE apo vendet në konflikte.
Këlliçi: Rama dhe Yeffet u takuan në Mullet
Pak ditë më parë nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi denoncoi në emisionin "Kafe Shqeto" se kryeministri Edi Rama kishte takuar Rony Yeffet një ditë pas publikimit të audiopërgjimit të Arben Ahmetajt në Syri tv. Takimi deklaroi Këlliçi ishte dhe në një rezidencë private shtëpish në zonën e Mulletit
Tani unë po bëj një pyetje publike në Syri tv, meqë e ka edhe merak Syri tv, a ke qenë të nesërmen e publikimit të audiopërgjimit të Arben Ahmetajt në Syri tv, të nesërmen me datë 8. a ke qenë në një takim me Roni Yeffet-in në një rezidencë private shpish në zonën e Mulletit dhe ke takuar personalisht, ke pirë kafe dhe kë biseduar gjatë me problemin që të ka gjetur, me Roni Yeffet dhe me Kayo. Po ke kuraje jep përgjigje publikisht ' deklaroi Këlliçi më 28 shtator.
Lexo dhe: VIDEO/ ‘Sapo u ktheva nga Afrika’, Ron Yeffet: Arjeta dhe njerëz të tjerë po punojnë me mua atje
TIMAK është kompani shqiptare e themeluar në 2016 në Tiranë nga Arjeta Puca. Në 17 qershor 2025 ndodhi një transaksion i çuditshëm biznesi. Timak shiti 49 % të aksioneve të saj te biznesmeni Ron Yeffet dhe krijuan së bashku kompaninë Timak Defense.
© SYRI.net