
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë të ditur se në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kishte nderin që të takonte për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Kurti në një postim në Facebook shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës.
"Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump.
E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës"- shkruan Kurti.
Dje edhe kryeministri Edi Rama publikoi foton me Trumpin gjatë vizitës në OKB. Versus.al

