Makinat Retro pushtojnë Gjirokastrën, ekspozita në kuadër të aktivitetit “Tirana Grand Tur”
Në Gjirokastër është çelur ekspozita me makina Retro në kuadër të turit të automobilizmit “Tirana Grand Tur”
Rreth 30 automjete duke përfshirë edhe ato historike u ekspozuan në zonën muzeale duke tërhequr vëmendjen dhe intetesimin e banorëve dhe turistëve. Me pjesëmarrjen e pilotëve nga Shqipëria dhe Italia ky aktivitet promovoi turizmin përmes pasionit për historikun e automobilizmit.
“Është hera e dytë që vijmë këtu në Shqipëri me makina të markave “Ferrari” dhe “Porch”,shpresojmë që t’ja kalojmë mirë në mënyrë që të organizojmë dhe aktivitete të tjera në të ardhmen”
“Jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu në Gjirokastër sepse është një vend me të vërtetë i mrekullueshëm,ishte mbresëlënëse të përshkoja intenerarin me makinë për të ardhur këtu përgjatë peizazheve të veçanta”
Në qytetin e Gjirokastrës vazhdimisht janë organizuar ekspozita të automjeteve Retro të cilat kane qenë pika tërheqëse të itinerareve dhe guidave turistike.




