Kontrollet në sajë të akuzave të ngritura nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj për trafikim armësh në Shqipëri, janë shtrirë përtej banesës së biznesmenit Ron Yeffet. Burime për mediat bëjnë me dije se agjentët e BKH-së me në krye prokurorin Klodian Braho kanë zbarkuar dhe në banesën e biznesin e sipërmarrëses shqiptare Arjeta Puca.
Po ashtu bëhet me dije se në kuadër të këtyre hetimeve është sekuestruar dhe telefonin i Ardi Veliut, drejtori i kompanisë “Kayo”që pritet të jetë pjesë e materialeve, në sajë të zbardhjes së hetimeve.
Gjithashtu bëhet me dije se kontrolle janë ushtruar dhe në banesat e disa zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes.
Ashtu siç kemi raportuar dhe ne më parë, në një intervistë të dhënë për "Opinion", Arjeta Puca zbuloi njohjen me Ron Yefet në një takim biznesmenësh dhe marrëveshja e aksioneve me të është bërë në varësi të investimeve që ai do të sjellë në TIMAK.
"Ne kemi qenë në një takim biznesmenësh. Aty jemi njohur dhe kemi biseduar si mund të bashkëpunojmë bashkë. Ron Yefet do të investonte 70 milionë euro. Ka nisur dhe ka sjell projekte të mëdha. Në fund të vitit, ne do të kalojmë në miliarda, ju do e shihni.
E pash në televizor përgjimin e Ronn Yefet dhe nuk kam asnjë reagim. Nuk di çfarë të them për atë, kush do, mund të vijë të kontrollojë, ne jemi të hapur", u shpreh partnerja shqiptare Arjeta Puca, kur u pyet për përgjimin e Ron Yefet.


