Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Për jetën, në çdo mision! Kryepolici Lusjan Zeqaj dhe efektivët e Policisë Rrugore të Tiranës dhurojnë gjak për qytetarët në nevojë

Shkruar nga Newsbomb
Për jetën, në çdo mision! Kryepolici Lusjan Zeqaj dhe
Punonjës të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë dhurojnë gjak

Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, Lusjan Zeqaj, drejtuesit e tjerë të institucionit dhe inspektorët e thjeshtë, i janë bashkuar këtë të premte nismës për dhurimin e gjakut, për personat që përballen me sfida shëndetësore.

“Për jetën, në çdo mision", është motoja e tyre dhe nismës i është bashkuar i pari vetë drejtuesi i Komisariatit të Policisë Rrugore, Komisar Lusjan Zeqaj, dhe më pas në shenjë solidariteti të gjithë punonjësit e tjerë, ata të shërbimit, të komisioneve dhe inspektorët e thjeshtë.

Përmes këtij akti humanizmi dhe solidariteti, punonjësit e Policisë së Tiranës kanë dhënë kontributin e tyre për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve të njerëzve që përballen me sfida shëndetësore.

Drejtuesit dhe punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, kanë treguar se përkushtimi i punonjësve të Policisë ndaj komunitetit shprehet jo vetëm në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, por edhe përmes mbështetjes së nismave humanitare.

Nisma sensibilizuese organizohet nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, si një mënyrë solidare për të dhuruar gjak për të gjithë qytetarët që përballen me sfida shëndetësore dhe kanë nevojë për ndihmë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese