• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Konflikti nisi nga xhelozia”/ Dëshmia e Eraldo Fizit në gjykatë, pranon dhunën ndaj Xhuana Nikollajt

by editor
October 2, 2026
in Aktualitet, Kronikë, Kryesore
“Konflikti nisi nga xhelozia”/ Dëshmia e Eraldo Fizit në gjykatë, pranon dhunën ndaj Xhuana Nikollajt
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Tiranës vendosi mesditën e kësaj të premte (2 tetor 2026) masën e sigurisë “arrest në burg” për Eraldo Fizin, i cili akuzohet për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes së ish-bashkëshortes së tij, Xhuana Nikollaj.

Gjatë seancës gjyqësore, Fizi ka pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj 25-vjeçares, por ka pretenduar se bëhej fjalë për një rast të vetëm. Sipas dëshmisë së tij, dhuna ka ndodhur një ditë para se Xhuana Nikollaj të konsumonte fostoksinë.

“Konflikti nisi nga xhelozia”, mësohet të ketë deklaruar Fizi, duke dhënë versionin e tij për marrëdhënien me ish-bashkëshorten. Në dëshminë e dhënë më herët në polici, Fizi ka deklaruar se e kishte dashur Xhuana Nikollajn për rreth shtatë vite. Sipas tij, çifti ishte ndarë, por gjatë kësaj periudhe kishte pasur tentativa për t’u ribashkuar.

Ngjarja që po hetohet ka ndodhur më 9 mars, kur Xhuana Nikollaj kishte takuar ish-bashkëshortin e saj. Sipas të dhënave të hetimit, mes të dyve kishte pasur një konflikt fizik.  Një ditë më pas, më 10 mars, 25-vjeçarja konsumoi fostoksinë dhe humbi jetën.

Gjatë hetimeve, në trupin e saj janë konstatuar shenja dhune në kokë, fytyrë dhe në njërin krah. Në banesë është gjetur gjithashtu një letër që e reja u kishte lënë familjarëve.

Familjarët e Xhuana Nikollajt kanë deklaruar pas ngjarjes se ajo ishte dhunuar dhe përndjekur nga ish-bashkëshorti i saj.

Eraldo Fizi ishte shpallur në kërkim prej më shumë se gjashtë muajsh. Të mërkurën ai është vetëdorëzuar në Policinë e Lezhës, së bashku me avokatin e tij. Pas kësaj, ai është transferuar drejt Tiranës, ku është përballur me masën e sigurisë.

Fizi tashmë do të qëndrojë në qeli, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e konfliktit mes çiftit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë penale lidhur me vdekjen e Xhuana Nikollajt.

Previous Post

SPAK ‘bastis’ rezidencën e Ron Yeffet, sekuestro edhe tek Ministria e Mbrojtjes

editor

editor

TË FUNDIT

“Konflikti nisi nga xhelozia”/ Dëshmia e Eraldo Fizit në gjykatë, pranon dhunën ndaj Xhuana Nikollajt

“Konflikti nisi nga xhelozia”/ Dëshmia e Eraldo Fizit në gjykatë, pranon dhunën ndaj Xhuana Nikollajt

October 2, 2026
SPAK ‘bastis’ rezidencën e Ron Yeffet, sekuestro edhe tek Ministria e Mbrojtjes

SPAK ‘bastis’ rezidencën e Ron Yeffet, sekuestro edhe tek Ministria e Mbrojtjes

October 2, 2026
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontrolle në banesën e biznesmenit izraelit

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontrolle në banesën e biznesmenit izraelit

October 2, 2026
“Pritja” që s’e priste Braçe/ Qytetarët e ‘shtypin’, njëri i hedh ujë në fytyrë

“Pritja” që s’e priste Braçe/ Qytetarët e ‘shtypin’, njëri i hedh ujë në fytyrë

October 2, 2026
Videot intime me kompozitorin, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që…

Videot intime me kompozitorin, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që…

October 2, 2026
Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e Xhuana Nikollit, Gjykata lë në burg Eraldo Fizin

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e Xhuana Nikollit, Gjykata lë në burg Eraldo Fizin

October 2, 2026
Publikimi i videove të Adi Hilës në rrjet, mbërrin denoncimi i parë në polici

Publikimi i videove të Adi Hilës në rrjet, mbërrin denoncimi i parë në polici

October 2, 2026
Albin Kurti: Kanë nisur bisedimet për presidentin, fundjava vendimtare

Albin Kurti: Kanë nisur bisedimet për presidentin, fundjava vendimtare

October 2, 2026
Messi blen një tjetër klub në Spanjë

Messi blen një tjetër klub në Spanjë

October 2, 2026
Shqiptari u arrestua, por “u zhduk”? Dosja sekrete në Venezuelë hedh dritë mbi fatin e Enid Kasmit!

Shqiptari u arrestua, por “u zhduk”? Dosja sekrete në Venezuelë hedh dritë mbi fatin e Enid Kasmit!

October 2, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare

    Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Skandali me VIDEO-t intime të VIP-ave, policia merr në pyetje kompozitorin Adi Hila

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pacienti ndërroi jetë, nisin hetimet për dy mjekët neurologë në Shkodër

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL