web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klubi i Serisë A përgatit ofensivën për Endrick

2 Tetor 2026, 15:14, Sport CNA

Klubi i Serisë A përgatit ofensivën për Endrick

Roma pritet të rikthehet në garë për transferimin e Endrick, pasi gjatë verës ishte shumë pranë marrëveshjes me Real Madrid.

Sulmuesi brazilian vendosi të qëndronte në Madrid pas bindjes së Jose Mourinho-s për të luftuar për një vend në skuadër.

Fillimi i këtij sezoni, megjithatë, i ka dhënë shumë pak hapësirë, me vetëm 4 minuta të luajtura në fund të ndeshjes ndaj Elche.

Kjo situatë po e shtyn Endrick të mendojë për largimin, ndërsa Roma mbetet një nga klubet më të interesuara për të në janar.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtori sportiv i Romës, Tony D'Amico, kishte përgatitur që gjatë verës një marrëveshje për huazimin e lojtarit.

Kontakte të reja pritet të zhvillohen më 14 tetor, kur Roma dhe Real Madrid do të përballen në Champions League.

Në sezonin e kaluar, gjatë huazimit te Lyon, Endrick realizoi 8 gola dhe 8 asistime në 21 paraqitje.





Lajmet e fundit nga