POLITIKË /

VIDEO/ Tensione para Kuvendit, protestuesit i hedhin ujë Erion Braçes. Ndërhyn Tritan Shehu

Protestuesit këmbëngulin se bashkitë e tyre duhet të mbeten të pavarura dhe kërkojnë që kundërshtimet e tyre të merren në konsideratë gjatë diskutimeve për reformën territoriale.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Tensione para Kuvendit, protestuesit i hedhin ujë Erion

Propozimi i Partisë Socialiste për ndarjen e re territoriale ka nxitur protesta para Kryesisë së Kuvendit. Banorë të Memaliajt dhe Fushë-Arrëzit u mblodhën në kryeqytet për të kundërshtuar shkrirjen e bashkive të tyre, ndërsa në Komisionin e Ligjeve diskutohej drafti që parashikon riorganizimin e pushtetit vendor dhe prek 15 bashki.

Protestuesit kërkojnë që Memaliaj dhe Fushë-Arrëzi të mbeten bashki më vete, duke kundërshtuar bashkimin përkatësisht me Tepelenën dhe Pukën. Sipas tyre, ky ndryshim rrezikon të largojë shërbimet publike nga qytetarët dhe të vështirësojë aksesin në administratë.

Në protestë ishin të pranishëm edhe kryebashkiakët aktualë të dy bashkive, Albert Malaj i Memaliajt dhe Hil Curri i Fushë-Arrëzit, të dy të zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike.

Situata u tensionua kur protestuesit panë deputetin socialist Erion Braçe duke dalë nga ambientet e Kuvendit. Disa prej tyre iu afruan, ndërsa ndaj deputetit u hodh ujë. Ngjarja shkaktoi përplasje mes palëve, duke rrezikuar të përshkallëzohej në konfrontim fizik.

Për të qetësuar situatën ndërhyri deputeti demokrat Tritan Shehu, së bashku me efektivë të Policisë, të cilët u përpoqën të shmangnin përplasjen e mëtejshme.

Protestuesit këmbëngulin se bashkitë e tyre duhet të mbeten të pavarura dhe kërkojnë që kundërshtimet e tyre të merren në konsideratë gjatë diskutimeve për reformën territoriale./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll