Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    OKB: Ushqimet po shtrenjtohen sërish, çmimet kapin nivelin më të lartë në gati 4 vjet

    Kanceri i gjirit/ Rritje me 2.2% në vit, por ulet vdekshmëria! Mjekët: Bëni kontrolle

    Skandali me videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë pamjet Adi Hila

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Kanceri i gjirit/ Rritje me 2.2% në vit, por ulet vdekshmëria! Mjekët: Bëni kontrolle
    Lajmet e fundit

    Kanceri i gjirit/ Rritje me 2.2% në vit, por ulet vdekshmëria! Mjekët: Bëni kontrolle

    October 2, 2026
    Kanceri i gjirit/ Rritje me 2.2% në vit, por ulet vdekshmëria! Mjekët: Bëni kontrolle

    Vetëm gjatë vitit 2025 janë zbuluar 829 raste të reja në me kancer gjiri, kryesisht te gratë mbi 50 vjeç.

    “Rastet e reja për vitin 2025 në Shqipëri përllogariten në 829 raste të reja te femrat.  Rritja për diagnostikimin nga kanceri vihet re më shumë te grupmosha mbi 50 vjeç, ndërsa në përgjithësi kemi një rritje me rreth 2.2% mesatarisht në vit. Ndërkohë, te grupmoshat më të reja, nën 50 vjeç, vihet re një ulje me rreth 0.9%.”, thotë Ediona Kola, specialiste e ISHP.

    Në nivel rajonal, rritja me raste të reja, është më e lartë në Durrës, Vlorë, Korçë dhe Fier, ndërsa më pak në qarkun e Dibrës.

    “Rritja e incidencës është e lidhur me disa faktorë, siç është moshimi i popullatës, ndryshimi i stilit të jetesës, por gjithashtu edhe rritja e ndërgjegjësimit ndikon në rritjen e incidencës, si dhe përmirësimi i programeve të depistimit dhe mënyrave të diagnostikimit.” shprehet Ediona Kola, specialiste e ISHP.

    Me gjithë rastet në shtim, në vitet e fundit është shënuar ulje e vdekshmërisë.

    “Në Shqipëri, pas një periudhe stanjacioni, jemi në disa vite që kemi ulje të vdekshmërisë. Po ta krahasojmë me vitin 2021, niveli i vdekshmërisë është standardizuar. Ka një ulje nga 18 për 100 mijë gra në 16 për 100 mijë gra. Dhe për vitin e kaluar llogariten rreth 214 vdekje.”, thotë Kola

    Specialistet bëjnë thirrje për kontrolle te vazhdueshme, pasi kanceri i gjirit i ka të larta shanset e kurimit nëse diagnostikohet në kohë. Këtë tetor në të gjithë vendin do të jenë në shërbim të grave mbi 40 vjec, dy mamografi lëvizëse.

    Ndërkohë vitin e kaluar, u zbuluan edhe 19 meshkuj të prekur nga kanceri i gjirit.

    diagnostikimi i hershëm gratë kanceri i gjirit kanceri i gjirit në Shqipëri kontrollet e gjirit kontrollet mjekësore kujdesi shëndetësor mamografia mjekësi Mjekët ndërgjegjësimi onkologjia parandalimi rritja e rasteve shëndet publik shëndeti shëndeti i grave shqipëri trajtimi i kancerit Tumoret vdekshmëria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    OKB: Ushqimet po shtrenjtohen sërish, çmimet kapin nivelin më të lartë në gati 4 vjet

    October 2, 2026

    Kanceri i gjirit/ Rritje me 2.2% në vit, por ulet vdekshmëria! Mjekët: Bëni kontrolle

    October 2, 2026

    Skandali me videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë pamjet Adi Hila

    October 2, 2026

    Të shtënat me armë në “Ali Demi”, shpallen në kërkim 2 persona

    October 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.