Kishte kryer 50 vepra penale, shqiptari nga Kosova ia del të bllokojë dëbimin nga Anglia në gjykatën e emigracionit SPAK mori mandat nga gjykata për të ushtruar një valë kontrollesh në disa adresa, në zyra në kryeqytet, tek të cilat është vënë në kërkim të çdo prove me vlerë në hetimet e hapura pas audiopërgjimeve të publikuara nga Arben Ahmetaj.
Për çështjen e hapur nga kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, menjëherë sapo ish-zëvendëskryeministri nxori të dhëna ku dyshohet për trafik armësh dhe abuzim me fondet publike, subjekti i parë i kontrolluar ishte ndërmarrja ushtarake shtetërore KAYO.
Dokumente janë bllokuar edhe gjatë kontrolleve në Ministrinë e Mbrojtjes, në zyrat e biznesmenit të huaj Ron Yeffet dhe biznesmenes Arjeta Puca, të cilët ndajnë aksionet e kompanisë Timak me një masë 49 për qind dhe 51 për qind.
Si një çështje e hapur me iniciativë dhe që mori shkas nga audio-përgjimet e publikuara nga ish-zëvendëskryeministri, deri në momentin e sekuestrimeve nuk kishte persona nën hetim, por vetëm hetime të regjistruara me veprën penale.
Në bisedat e publikuara dhe sipas denoncimit të Ahmetajt bëhet fjalë për linja të trafikut të armatimit nëpërmjet kompanisë së izraelitit, kompani të tjera në fushën e mbrojtjes dhe KAYO.
Top Channel