2 Tetor 2026, 15:34
Nga E. D

TIRANË- Organizata për mbrojtjen e kafshëve “Animals Need Me” prezantoi të dhënat e një indeksi për mirëqenien e kafshëve, gjatë një tryeze për kujdesin ndaj tyre dhe sigurinë e qytetarëve. Nga 17 bashkitë që u përgjigjën për vitin 2026, vetëm dy raportuan strehë funksionale për kafshët, ndërsa 11 nuk kishin parashikuar fonde posaçërisht për mirëqenien e tyre.
Organizata “Animals Need Me” prezantoi më 1 tetor 2026, në Europe House në Tiranë, Indeksin e Mirëqenies së Kafshëve 2025-2026, në një tryezë kombëtare mbi shërbimet bashkiake për kafshët dhe lidhjen e tyre me sigurinë publike.
“Nga 61 bashki të kontaktuara gjatë viteve 2025-2026, 24 u përgjigjën të paktën një herë. Në vitin 2026, vetëm 2 nga 17 bashkitë përgjigjëse raportuan strehë funksionale, ndërsa 11 nuk kishin zë buxhetor të dedikuar”, shkruhet në njoftimin e organizatës pas takimit në nivel kombëtar.
“Animals Need Me” është një organizatë që punon që prej vitit 2012 për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve në Shqipëri. Puna e saj përfshin shpëtimin, trajtimin, sterilizimin dhe gjetjen e familjeve adoptuese për kafshët.
Të dhënat e bëra publike përfshijnë vetëm bashkitë që u përgjigjën, ndaj nuk japin një pasqyrë të plotë për të gjithë vendin. Dosja.al ka sjell her pas here ngjarje nga terreni ku janë konstatuar raste të rënda të keqtrajtimit të kafshëve në qytetet shqiptare.
“Mirëqenia e kafshëve nuk është vetëm çështje dhembshurie. Ajo lidhet me zbatimin e ligjit, shëndetin publik dhe sigurinë e njerëzve”, shkruhet në njoftimin e organizatës.
Tryeza “Mirëqenia e kafshëve si politikë vendore dhe çështje e sigurisë publike” mblodhi përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Delegacionit të BE-së, AKVMB-së, Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar, Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prefekturës së Qarkut Shkodër, bashkive dhe shoqërisë civile.
Në tryezë u paraqitën edhe të dhëna nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB). Sipas njoftimit të organizatës, autoriteti kishte marrë informacion mbi strehëzat nga 38 prej 61 bashkive. Prej tyre, pesë kishin strehëza aktive, ndërsa dy i kishin në proces.
AKVMB-ja dhe organizata i kanë mbledhur veçmas të dhënat, duke marrë përgjigje nga një numër i ndryshëm bashkish.
Sipas të njëjtit njoftim, AKVMB-ja raportoi gjithashtu 2 760 sterilizime të kryera dhe të monitoruara gjatë periudhës 2024–2026, si dhe 49 raste të trajtuara nga grupet e inspektimit në terren.
Në tryezë u diskutua nevoja që bashkitë të kenë shërbime veterinare dhe fonde të posaçme për kujdesin ndaj kafshëve. Pjesë e diskutimit ishte edhe regjistrimi i kafshëve, pajisja e tyre me mikroçip për identifikim dhe bashkëpunimi më i mirë mes institucioneve.
Një pjesë e tryezës iu kushtua mënyrës se si mediat e trajtojnë këtë çështje. Organizata analizoi 84 artikuj të publikuar nga 17 media gjatë vitit 2025.
Sipas analizës, 29,8% e artikujve u nxitën nga kafshime ose sulme nga qentë, ndërsa 16,7% nga zhvillimet ligjore. Më shumë se gjysma e artikujve të shqyrtuar, 51,2%, nuk citonin asnjë ligj./Dosja.al
“animals need me”
Dokumenta bashkëngjitur
Aktualitet
2 Tetor 2026, 15:27
KQZ ka nisur konsultimet me partitë politike, teksa në një shkresë të firmosur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan C...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 14:42
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- SPAK ka zgjeruar hetimet e tij, ku pas kontrolleve në banesën e biznesmenit izraelito-amerikan Ron Yeffet, e cila ndo...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 14:30
E.d
Aktivistët në Prishtinë
KOSOVA- Qindra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme para mabienteve të Ministrisë së D...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 13:51
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja kanë dal nga të shtënat me armë pranë fushës së Ali Demit mbrëmjen...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 13:35
E.d
SPAK
TIRANA- SPAK ka kryer ditën e sotme një kontroll në banesën e biznesmenit izraelito-amerikan, Ron Yeffet, e cila ndodhet në p...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 13:20
I.A
Ron Yeffet
TIRANA- SPAK dhe BKH kanë zhvilluar ditën e sotme një kontroll në banesën e Ron Yeffet, e cila ndodhet në periferi...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 13:02
E.d
Foto ilustruse
Humbja e qasjes në llogaritë e WhatsApp-it u ka shkaktuar shqetësim disa pronarëve të bizneseve në Kosovë...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 12:54
I.A
Balfin
Dy media në Shqipëri dhe Kosovë përballen me procese gjyqësore në Austri, pasi Gjykata Penale Rajonale e Vjenës (...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 12:41
G.M
Adi Hila
TIRANA- Adi Hila ka qënë në qendër të vëmendjes mediatike pas publikimit të disa videove intime në rrjet. ...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 12:24
E.d
Adi Hila
TIRANA- Kompozitori Adi Hila është proceduar në gjendje të lirë pas shpërndarjes së materialeve intime në ...