Zhegrova tregon pse qëndroi te Juventus
Edon Zhegrova ka treguar arsyen pse vendosi të qëndronte te Juventusi, pavarësisht të ardhmes jo të qartë në afatin kalimtar të verës.
Ai ka folur për mediumin “SportMediaset” të enjten mbrëma, pas barazimit pa gola të Kosovës me Izraelin.
Zhegrova në Debrecen u inkuadrua në minutën e 77-të.
“E dua këtë klub dhe dua të arrijë diçka të madhe. Kur nënshkrova isha shumë i lumtur, nuk doja të largohesha në këtë mënyrë. Doja të qëndroja dhe tani dua të bëj gjëra të mëdha. Jam i lumtur që jam këtu, është klub i madh dhe jam i kënaqur me bashkëlojtarët, klubin, trajnerin dhe gjithë ekipin. Do ta jap më të mirën nga vetja sa herë që të jem në fushë”, ka deklaruar Zhegrova.
Ai ka folur edhe për mbetjen jashtë listës në Ligën e Evropës.
“Do ta bëj më të mirën, e respektoj çdo vendim. Kemi ekip të mirë dhe luajmë për të fituar. Nuk dua të flas nëse jemi më të mirë se Interi, por Juventusi është gjithmonë më i mirë”, theksoi Zhegrova duke qeshur.
Manchester City apelon vendimin financiar të Premier League
Rasti “Negreira”, Barcelona: UEFA nuk ka hapur asnjë procedurë të re kundër nesh
Presidenti i UEFA-s, kritik i ashpër ndaj Infantinos: Është koha ta themi këtë, futbolli nuk ka nevojë për perandorë
- 15:50 Megan Fox është fytyra e fushatës së ilaçeve kundër impotencës: Jeta është e shkurtër dhe duhet të jetë argëtuese
- 15:48 “Armiku po e shkatërron qytetin”, kryebashkiaku Klitschko ngre alarmin: Kievi në situatë dramatike
- 15:45 Britania heq tarifat: Prindërit nuk do të paguajnë më për t’u ulur pranë fëmijëve në avion
- 15:39 Burnham hap debatin për rikthimin e Britanisë në BE, cilat janë opsionet e tij
- 15:20 Çfarë ndodh kur një i dënuar me vdekje i mbijeton ekzekutimit të tij? – Rasti i Krista Pike
- 15:13 Kurti e Hamza takohen sot për Presidentin dhe Gjykatën Speciale