2 Tetor 2026, 15:54
Nga E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas kontrolleve të ushtruara nga SPAK në vilën e biznesmenit shqiptaro-izraelit Ron Yeffet, në periferi të Tiranës. Me anë të një deklarate, Blushi ka përshëndetur nisjen e kontrolleve, por sipas tij, hetimi nuk mund të konsiderohet i plotë nëse nuk shtrihet edhe te kryeministri Edi Rama.
Ai theksoi se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është i vetmi që meriton të përshëndetet sot për nisjen e kontrolleve, edhe pse, sipas Blushit, ato janë shumë të vonuara. Duke iu referuar skemës KAYO, Blushi akuzon kryeministrin Rama se ka pasur rol qendror në krijimin dhe zbatimin e saj.
Reagimi i Blushit:
Arben Ahmetaj është i vetmi që meriton të përshëndetet sot për nisjen, edhe pse shumë të vonuar, të kontrolleve në shtëpinë e Ron Yeffet. Por kontroll te Roni dhe jo te Edi Rama do të thotë një hetim gjysmak. Dhe një hetim gjysmak, për një aferë mafioze të përmasave të KAYO-s, është thjesht hiç-hetim. Skemën kriminale KAYO e propozoi Edi Rama. E miratoi në Kuvend Edi Rama. E vuri në jetë Edi Rama.
Dhe në qendër të kësaj afere mafioze, përmes së cilës janë vjedhur dhe po vidhen qindra milion euro, qëndron Edi Rama. Prandaj, hetimi që ndalet te Ron Yeffet dhe nuk shkon te Edi Rama është fasadë. Hetimi që nuk ndalon menjëherë gjakderdhjen financiare të skemës mafioze KAYO është fasadë. Dhe hetimi që kontrollon dhe arreston këdo, përveç Edi Ramës, nuk është hetim.
Është mbulim. Është “hetim” për t’i shpëtuar kokën, Edi Ramës. Sa kohë nuk hetohet dhe arrestohet Edi Rama, çdo hetim tjetër për KAYO-n mbetet vetëm një përpjekje për të transferuar fajin te ushtarët, në mënyrë që Kryetari i Organizatës të vazhdojë i qetë të vjedhë i paprekur nga hetimi i “Drejtësisë me Regji” që sekuestron gjithçka por jo paratë e vjedhura./Dosja.al
tedi blushi spak ron yeffet
Aktualitet
2 Tetor 2026, 15:50
E. D
Amy Carnie dhe Artur Metani
TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, po zhvillon një vizitë pune në Uashin...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 15:34
E. D
TIRANË- Organizata për mbrojtjen e kafshëve “Animals Need Me” prezantoi të dhënat e një indeksi për mirëqe...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 14:42
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- SPAK ka zgjeruar hetimet e tij, ku pas kontrolleve në banesën e biznesmenit izraelito-amerikan Ron Yeffet, e cila ndo...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 14:30
E.d
Aktivistët në Prishtinë
KOSOVA- Qindra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme para mabienteve të Ministrisë së D...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 13:51
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja kanë dal nga të shtënat me armë pranë fushës së Ali Demit mbrëmjen...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 13:35
E.d
SPAK
TIRANA- SPAK ka kryer ditën e sotme një kontroll në banesën e biznesmenit izraelito-amerikan, Ron Yeffet, e cila ndodhet në p...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 13:20
I.A
Ron Yeffet
TIRANA- SPAK dhe BKH kanë zhvilluar ditën e sotme një kontroll në banesën e Ron Yeffet, e cila ndodhet në periferi...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 13:02
E.d
Foto ilustruse
Humbja e qasjes në llogaritë e WhatsApp-it u ka shkaktuar shqetësim disa pronarëve të bizneseve në Kosovë...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 12:54
I.A
Balfin
Dy media në Shqipëri dhe Kosovë përballen me procese gjyqësore në Austri, pasi Gjykata Penale Rajonale e Vjenës (...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 12:41
G.M
Adi Hila
TIRANA- Adi Hila ka qënë në qendër të vëmendjes mediatike pas publikimit të disa videove intime në rrjet. ...