Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kryeministria i bashkohet fushatës vullnetare të dhurimit të gjakut, mes tyre edhe Rama

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    SHBA shton një tjetër aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme! Trump: Irani do të bëjë lëshime, kriza do të mbarojë shpejt

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » SHBA shton një tjetër aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme! Trump: Irani do të bëjë lëshime, kriza do të mbarojë shpejt
    Botë

    SHBA shton një tjetër aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme! Trump: Irani do të bëjë lëshime, kriza do të mbarojë shpejt

    October 2, 2026
    SHBA shton një tjetër aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme! Trump: Irani do të bëjë lëshime, kriza do të mbarojë shpejt

    Pentagoni po dërgon në Lindjen e Mesme një grup të tretë sulmues të përqendruar rreth aeroplanmbajtëses USS Theodore Roosevelt, si dhe anije të tjera të Korpusit të Marinsave.

    Sipas Wall Street Journal, kjo lëvizje do të sjellë në rajon një kontingjent shtesë prej 9 mijë deri në 10 mijë ushtarakësh, pikërisht në një kohë kur Presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e rifillimit të sulmeve ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit.

    Anijet, avionët luftarakë, marinsat dhe personeli i Marinës do të mbërrijnë në rajon deri në fund të nëntorit, kanë deklaruar zyrtarët e cituar në kushte anonimiteti.

    Donald Trump ka deklaruar se Irani është “gati të dorëzohet” dhe se çështja “do të përfundojë shumë shpejt”.

    Duke folur në Denton, Teksas, në uzinën e Peterbilt Motors, gjatë një aktiviteti elektoral në prag të zgjedhjeve të mesmandatit, presidenti amerikan tha se beson se Shtetet e Bashkuara do ta fitojnë luftën “menjëherë pas zgjedhjeve”, duke shtuar se kjo mund të ndodhë “ndoshta edhe para zgjedhjeve”.

    “Do të bëj që çështja iraniane të përfundojë shumë shpejt”, tha Trump.

    Trump tha se Shtetet e Bashkuara po “përpiqen të përdorin mirësjelljen” me udhëheqjen aktuale iranian.

    Reuters raportoi një ditë më herët se SHBA u kanë kthyer përgjigje zyrtarëve iranianë nëpërmjet Katarit për planin e tyre 7-ditor për t’i dhënë fund luftës në Iran dhe Liban.

    E njëjta media theksonte se mosmarrëveshjet tani janë për rendin e zbatimit të hapave të parashikuar në këtë propozim.

    aeroplanmbajtëse aktualitet diplomaci donald trump Forcat amerikane gjeopolitikë iran konflikt kriza Iran-SHBA lajme ndërkombëtare lëshime lindja e mesme marrëdhënie SHBA-Iran paqe politikë ndërkombëtare SHBA Shtetet e Bashkuara siguria Situata në Lindjen e Mesme Tensionet në Lindjen e Mesme ushtria amerikane
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kryeministria i bashkohet fushatës vullnetare të dhurimit të gjakut, mes tyre edhe Rama

    October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    October 2, 2026

    SHBA shton një tjetër aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme! Trump: Irani do të bëjë lëshime, kriza do të mbarojë shpejt

    October 2, 2026

    Diplomimi i 500 studentëve, Kumbaro: Ndërkombëtarizimi i Universitetit të Sporteve sjell ura të reja bashkëpunimi me universitetet europiane

    October 2, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.