Greqi, dy turistë sllovenë bien nga muret e Hendekut Perëndimor, në gjendje të rëndë

2 Tetor 2026 | 16:43

Dy shtetas sllovenë, të dy 25 vjeç, janë plagosur rëndë pasi kanë rënë nga muret e Hendekut Perëndimor në Chania të Greqisë, në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Ngjarja ndodhi pak para orës 05:00, kur banorë të zonës njoftuan shërbimet e urgjencës pasi vunë re se dy të rinjtë kishin rënë nga muret.

Të dy u transportuan me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Hanias, në gjendje të rëndë, raporton media lokale zarpanews.gr.

Njëri prej tyre ndodhet i intubuar në repartin e kujdesit intensiv dhe ka pësuar fraktura në shpinë dhe kafkë. I riu tjetër ka pësuar fraktura në brinjë dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e sakta të incidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Greqi, shkatërrohet skema e mashtrimit me kriptomonedha, 17 të arrestuar

Një organizatë kriminale që dyshohet se mashtronte investitorët përmes një skeme me kriptomonedha është shkatërruar në Greqi. Sipas informacioneve të raportuara nga ERT, deri më...
16:06 | 02/10/2026

Von der Leyen në Shkup, kryeministri Mickoski zbulon detaje nga bisedimet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka vijuar edhe këtë të premte turin e saj në Ballkan. Këtë të premte ajo ndodhet në...
14:51 | 02/10/2026

Protestë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së

Protestë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-sëNdërkohë që shqiptarët në Kosovë protestojnë prej 17 ditësh kundër vendimit...
14:16 | 02/10/2026