Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premte në bypass-in e Fierit, në afërsi të fshatit Daullas.
Një automjet tip Opel që lëvizte në drejtim të Levanit, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi i mjetit. Ky i fundit është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa nuk dihet si paraqitet gjendja e tij shëndetësore.
Policia rrugore po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.













