“Po presim të dalë edhe videoja jote”, Aurela Gaçe i përgjigjet komentueses

Showbiz

“Po presim të dalë edhe videoja jote”, Aurela Gaçe

Aurela Gaçe ka reaguar sërish në rrjetet sociale, këtë herë duke iu përgjigjur drejtpërdrejt disa komenteve që lidhen me zhurmën e krijuar ditët e fundit rreth videove intime që po qarkullojnë online.

Në një postim ku njoftonte se do të jetë në Londër më 4 tetor, këngëtarja është përballur me një koment provokues nga një ndjekëse, e cila shkroi: “Po po, mezi po presim të gjithë të dalë dhe videoja jote”.

Gaçe nuk ka zgjedhur ta injorojë komentin, por i është përgjigjur: “Prit zemër, vetëm do presësh mbas videos së mamit dhe gruas tënde”.

 Në të njëjtën linjë ka qenë edhe një tjetër përplasje në komente. Pyetjes me ironi “Kush e ka organizuar Adi?”, këngëtarja i është përgjigjur shkurt: “Motra jote”.

Reagimet e fundit vijnë vetëm një ditë pasi Aurela Gaçe mohoi publikisht çdo përfshirje në materiale intime, duke i cilësuar pretendimet si të pavërteta dhe duke paralajmëruar se do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj shpifjeve.

Kësaj here, këngëtarja ka zgjedhur një tjetër mënyrë për t’iu përgjigjur situatës, duke mos i lënë pa përgjigje komentet provokuese në rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT