
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) njoftoi të premten se e ka shkarkuar nga detyra kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, për keqmenaxhim, jokompetencë dhe dështim në përmbushjen e detyrave.
Shkarkimi i Isufajt u bë në një mbledhje të jashtëzakonshme.
KPK tha se e mori këtë vendim “në mbështetje të nenit 22, paragrafi 5, të Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës... mbi bazën e rrethanave të konstatuara dhe të dokumentuara në procedurën përkatëse”.
Dren Paca, prokuror në Prokurorinë Speciale, është emëruar ushtrues i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, deri në emërimin e një prokurori me mandat të plotë, thuhet në njoftim./Versus.al

