E premte, 2 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Videot intime, Morava: Nuk e di çfarë do të kisha bërë nëse do të isha në vendin e bashkëshortes së kompozitorit

Videot intime të publikuara përgjatë kësaj jave, ku pjesë ishin disa prej personazheve më të njohur të publikut, vijojnë të jenë në qendër të diskutimit në sytë e opinionit publik.

E ftuar në studion e “Takohemi n’Vizion” të moderatores Fjodora Fjora, gazetarja Kostana Morava vuri theksin te familja.

Reklamë

Morava tha se gjëja e parë që i shkoi në mendje ishte se si ndihej bashkëshortja e kompozitorit, që është edhe “aktori” kryesor në videot intime.

“Pjesa më në të cilën jam ndier më e lënduar apo kur është aktivizuar ndjenja e empatisë ka qenë mendimi për bashkëshorten. Nuk e di çfarë do të kisha bërë po të isha unë. Kam bërë dhe një reagim ku thoja se e kam pasur të vështirë të mbaj një qëndrim. Kam pyetur veten: Ore, çfarë qëndrimi kam përballë kësaj ngjarjeje? Janë shumë faktorë që të thuash kjo situatë kështu, e kjo situatë ashtu”, u shpreh Morava.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.