“Ekzistojnë mbi 6 mijë materiale filmike…”, Bruno: S’ka as dhënie parash, as shkresë për bërje këngësh
Influenceri Bruno Shemsho ishte i ftuar këtë të premte në studion e emisionit “Takohemi n’Vizion” nën moderimin e Fjodora Fjorës.
Bruno ka folur për publikimin dhe shpërndarjen e videove intime në rrjetet sociale, duke theksuar se bëhet fjalë për mbi 6 mijë materiale filmike të hedhura në internet, jo vetëm për këtë rast.
Sipas tij, fakti që videot vazhdojnë të qarkullojnë online lidhet edhe me mënyrën se si janë menaxhuar dhe mbrojtur materialet.
Bruno Shemsho: Herën e parë që doli ky lajm isha me dikë që merrej me teknologjinë. Ekzistojnë mbi 6 mijë materiale filmike që janë hedhur nëpër faqe, jo vetëm për këtë rast.
Kjo u përhap sikur është një thirrje për fenomen, se nuk është fenomen. Aty nuk ka as dhënie parash, nuk ka as shkresë për bërje këngësh. Por është e gabuar të akuzosh pa pasur prova, të thuash: “Unë i nxora këto materiale se me trupin e tyre bëjnë këngë.” Është e gabuar.
Sa i përket kamerës së vendosur nga kompozitori, Shemsho tha se është një sistem alarmi që ka monitorim edhe me anë të kamerës.
Bruno Shemsho: Është sistem alarmi që ka monitorim edhe me anë të kamerës. Por nuk i ruan regjistrimet, të bësh save në aparatin tënd. Në momentin që hakëron pajisjen, personi i sheh të regjistruara. Në çdo biznes ke kamera. Duhet të ketë me sigurinë kibernetike. Fakti që ende qarkullojnë këto video është faji i tyre.
/vizionplus.tv




