E premte, 2 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Partizani tregon forcën para derbit me Tiranën, mund Drenicën në miqësore

Partizani ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Drenicës në Shijak, në kuadër të përgatitjeve gjatë ndërprerjes së kampionatit.

Përballja shërbeu si një test i rëndësishëm për trajnerin Florin Bratu, i cili pati mundësinë të provojë lojtarë dhe alternativa të ndryshme taktike përpara rikthimit në kampionat.

Reklamë

Të kuqtë arritën të gjejnë dy herë rrugën e rrjetës, duke krijuar një avantazh të rëndësishëm përpara pushimit, ku të 2 golat u shënuan nga Keko.

Në pjesën e dytë, Bratu ndryshoi thuajse të gjithë formacionin, duke u dhënë minuta edhe futbollistëve të stolit. Kjo bëri që ritmi dhe ekuilibri i ndeshjes të ndryshonte, ndërsa Drenica arriti të shënonte dhe ta ngushtonte diferencën në 2-1.

Tashmë vëmendja e të kuqve rikthehet te kampionati dhe sfida e shumëpritur me Tiranën.

Derbi do të jetë testi i radhës për skuadrën e Bratu, pas një periudhe ku Partizani ka shfrytëzuar ndërprerjen për të ruajtur ritmin dhe për të provuar alternativa të ndryshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.