AKTUALITET /

Zvicër/ 24-vjeçari shqiptar plagoset me thikë në një dhomë hoteli, arrestohen 2 suedezë dhe një slloven si të dyshuar

Një kalimtar ka njoftuar shërbimet e emergjencës pasi ka parë të riun të plagosur.

Shkruar nga Versus

Zvicër/ 24-vjeçari shqiptar plagoset me thikë në një

Një 24-vjeçar shqiptar nga Kosova është plagosur me thikë pas një përleshjeje në një dhomë hoteli në Dällikon të Zvicrës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti mes disa personave. Një kalimtar ka njoftuar shërbimet e emergjencës pasi ka parë të riun të plagosur.

Shërbimet e policisë i kanë dhënë ndihmën e parë 24-vjeçarit, i cili më pas është transportuar me ambulancë në spital. Sipas raportimeve, ai kishte marrë plagë në krah dhe në pjesën e sipërme të trupit.

Në lidhje me ngjarjen, Policia Kantonale e Zyrihut ka arrestuar tre persona, dy shtetas suedezë dhe një shtetas slloven, të moshave nga 20 deri në 33 vjeç. Ata dyshohen se kanë qenë të përfshirë në përleshjen që përfundoi me plagosjen e shqiptarit.

Ndërkohë, motivi dhe rrethanat e sakta të konfliktit mbeten ende të paqarta. Autoritetet zvicerane vijojnë hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e personave të përfshirë./Versus.al

Poll