AKTUALITET /

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin/ Petri Bozo kërkon lirinë për të marrë pjesë në “Miss Globe” në Tajlandë, gjykata rrëzon kërkesën

Për rrjedhojë, gjykata ka lënë në fuqi masën e “arrestit në shtëpi” ndaj producentit Petri Bozo.

Shkruar nga Versus

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin/ Petri Bozo kërkon lirinë

Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e producentit Petri Bozo për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur”.

Sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, Bozo kishte paraqitur në gjykatë disa ftesa, përmes të cilave pretendonte se duhej të ishte i pranishëm në Tajlandë për eventin “Miss Globe”, që zhvillohet nga data 24 tetor deri më 6 nëntor.

Megjithatë, gjyqtarja e Elbasanit, Suela Lika, ka vlerësuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat për ndryshimin e masës së sigurisë.

Për rrjedhojë, gjykata ka lënë në fuqi masën e “arrestit në shtëpi” ndaj producentit Petri Bozo.

Vendimi vjen ndërsa ndaj Bozos vijon procesi gjyqësor dhe masa e sigurisë mbetet e pandryshuar./Versus.al

Poll