AKTUALITET /

Aksident në bypass-in e Fierit/ Automjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi

Drejtuesi i automjetit ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.

Shkruar nga Versus

Aksident në bypass-in e Fierit/ Automjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin e njohur si “Mbikalimi i Memorialit”.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Opel Astra” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar jashtë karrexhatës. Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në automjet.

Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ambulanca. Drejtuesi i automjetit ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.

Shërbimet e policisë kanë monitoruar zonën dhe kanë marrë masa për sigurinë e qarkullimit, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit./Versus.al

Poll