Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Më thuaj një rast!”, Kapri zë “ngusht” Filip Çakullin në “Top Story”: Ka shqiptarë që kanë vrarë veten në paraburgim për pagesën e dritave

Shkruar nga Newsbomb
“Më thuaj një rast!”, Kapri zë “ngusht”
Filip Cakulli dhe Erald Kapri/ Fotomontazh

Një debat i fortë është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Story” të Grida Dumës, ku të ftuar ishin analisti Erald Kapri dhe gazetari Filip Çakulli.

Në fokus ishte edhe drafti i ri i Kodit të Procedurës Penale që pritet të shqyrtohet në Kuvend, por diskutimi mes tyre u përqendrua te arrestimet dhe rastet që lidhen me shkelje të ndryshme, përfshirë energjinë elektrike, ndërtimet pa leje dhe parkimet e paligjshme.

Kapri pretendoi se gjatë viteve të fundit persona janë arrestuar edhe për çështje që lidhen me mospagesën e energjisë elektrike, ndërsa Çakulli e sfidoi duke i kërkuar një rast konkret.

Pjesë nga debati:

Çakulli: “Më thuaj qoftë një rast që ka futur në burg një person që s’ka paguar dritat.”

Kapri: “Ka disa raste shqiptarësh që kanë vrarë veten në paraburgim për shkak të pagesës së dritave. E dini ju këtë gjë apo nuk e dini? Janë arrestuar gjyshe se kanë ndërtuar kotec pulash në oborr.”

Çakulli e kundërshtoi menjëherë, duke argumentuar se këto masa nuk i vendos kryeministri.

Çakulli: “Nuk i arreston Rama, o zotëri.”

Kapri vijoi argumentin e tij duke e lidhur situatën me ndryshimet në legjislacion dhe me përgjegjësinë e qeverisë.

Kapri: “Rama ka bërë ligjin, o zotëri. Rama ka ndryshuar 8 herë Kodin Penal gjatë këtyre viteve.”

Debati vijoi me Kaprin që pretendoi se një pjesë e konsiderueshme e masave të paraburgimit në Shqipëri lidhen me vepra si ndërtimet pa leje, mospagesa e energjisë dhe shkeljet e parkimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese