Shqipëria mbyll përgatitjet për Finlandën, Maran merr lajmin e mirë për grupin e lojtarëve

2 Tetor 2026 | 18:02

Kombëtarja ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Finlandës, e vlefshme për UEFA Nations League.

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, dhe stafi i tij kanë pasur në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve, të cilët janë në gjendje optimale për sfidën e nesërme. Në seancën e fundit stërvitore, skuadra zhvilloi ushtrime fizike, punoi për skemat taktike dhe provoi goditjet standarde.

Ndërkohë, Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori Luis Hasa, i cili aktualisht ndodhet në Tiranë, është rikuperuar pas temperaturës së lartë.

Hasa ka nisur një program të personalizuar stërvitor pranë Klinikës së Kombëtares dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit ndaj San Marinos, më 6 tetor, në stadiumin “Air Albania”.

Shqipëria do të përballet nesër me Finlandën në orën 15:00, në stadiumin “Helsinki Olympic”, në ndeshjen e tretë të saj në UEFA Nations League.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të Jesh”, Elbasani në ritmin e teatrit bashkëkohor, nis edicioni i 28-të i “Skampa”

Elbasani rikthehet në qendër të skenës teatrore me edicionin e 28-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor “Skampa 2026”. “Të Jesh” është tema e këtij...
17:47 | 02/10/2026

Rama dhuron gjak, vijon tradita në Kryeministri: “Dhuro gjak, shpëto jetë”

Kryeministri Edi Rama dhe punonjësit e Kryeministrisë kanë vijuar edhe këtë vit traditën e dhurimit të gjakut. Kreu i qeverisë ka ndarë me ndjekësit në...
16:16 | 02/10/2026

“Armiku po e shkatërron qytetin”, kryebashkiaku Klitschko ngre alarmin: Kievi në situatë dramatike

Kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, tha sot se Kievi ndodhet në një “situatë dramatike” për shkak të sulmeve të pandërprera ruse, duke akuzuar Moskën...
15:48 | 02/10/2026