2 Tetor 2026, 18:20
Nga G.M
pamje
FRANCË- Protestat e nxënësve të shkollave të mesme janë përshkallëzuar në disa qytete të Francës, ku demonstruesit janë përplasur me forcat e policisë. Në Strasburg u përdor gaz lotsjellës, ndërsa në Marsejë protestuesit hodhën fishekzjarre drejt policisë. Në Rennes u dogjën kazanë plehrash, ndërsa në Pantin, në periferi të Parisit, u dogjën gardhe dhe u hodhën fishekzjarre ndaj forcave të rendit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se protestat, të nisura në rajonin e Parisit javën e kaluar, lidhen me kushtet në shkolla, mungesën e mësuesve, klasat e mbipopulluara dhe problemet me infrastrukturën. Rreth 400 shkolla të mesme mbetën të mbyllura të hënën, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje prindërve të mos lejojnë fëmijët të marrin pjesë në demonstrata për shkak të dhunës.
Sipas autoriteteve, 65 pjesëtarë të stafit arsimor janë plagosur gjatë incidenteve, mes tyre 40 drejtues shkollash. Policia ka arrestuar rreth 2 mijë persona që nga fillimi i protestave, shumica adoleshentë. Ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin, ka deklaruar se protestat janë ndikuar nga persona të jashtëm dhe ka kërkuar që prindërit të mbajnë përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara nga fëmijët e tyre.
Ndërkohë, sindikatat e mësuesve kanë bërë thirrje për grevë, duke kërkuar më shumë investime në sistemin arsimor. Pakënaqësia lidhet edhe me projektbuxhetin për vitin 2027, ku fondet për arsimin parashikohet të rriten me 1.7%, në 65.53 miliardë euro, një rritje më e ulët se inflacioni./Dosja.al
france protestat
Bota
2 Tetor 2026, 18:11
G.M
Donald Trump
SHBA- CNN është përjashtuar për herë të dytë brenda një jave nga grupi i mediave që mbulon aktivi...
Bota
2 Tetor 2026, 18:05
G.M
Pedro Sanchez
SPANJË- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez po shqyrton mundësinë e thirrjes së zgjedhjeve të parakohshme, me 29 n...
Bota
2 Tetor 2026, 17:34
G.M
Piloti
IZRAEL- Kapiteni i fluturimit FZ1073 të Flydubai, Sumit Machar, ka rrëfyer për herë të parë momentet dramatike që...
Bota
2 Tetor 2026, 17:10
E. D
pamjet
SHBA- Një 15-vjeçare në Pensilvani është duartrokitur si 'heroinë', ku pas një veprimi të ...
Bota
2 Tetor 2026, 17:00
G.M
Donald Trump
SHBA- Vendet e G7 kanë rënë dakord të koordinojnë nxjerrjen në treg të 100 milionë fuçive naft&...
Bota
2 Tetor 2026, 16:27
G.M
Kiev
UKRAINË- Një valë sulmesh me dronë rusë ka shkaktuar kaos në Kiev, duke mbyllur disa ura kryesore dhe duke bllokuar traf...
Bota
2 Tetor 2026, 15:58
G.M
Kancelari gjerman Friedrich Merz
GJERMANI- CDU e kancelarit Friedrich Merz ka pësuar humbje të njëpasnjëshme në zgjedhjet raj...
Bota
2 Tetor 2026, 15:30
G.M
Flydubai
ARABIA SAUDITE- Një zyrtar i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe e ka cilësuar si akt terrorist incidentin në fluturimin...
Bota
2 Tetor 2026, 14:55
E.d
Foto ilustruse
ALGJERIA- Dhoma e ulët e parlamentit të Algjerisë votoi të enjten për të zgjeruar dënimin me vdekje ...
Bota
2 Tetor 2026, 14:31
G.M
Oficerët e policisë ruajnë një zonë pranë RAF Fairford, një bazë ajrore në Fairford
ANGLI- Policia britan...