Në orën 18:00 ambasada amerikane nisi pritjen në Tiranë për prezantimin e ambasadorit të ri Eric Wendt. Në të njejtën orë, Sali Berisha u shfaq live në Korçë.

Mes ftesave për dhjetëra politikanë, të majtë e të djathtë, një e tillë me emrin e tij kishte munguar. Në qershor ai njoftoi gati me triumfalizëm se pas më shumë se 5 vjetësh nga sanksionimi i tij si non grata, ai do të mund të shkelte në SHBA.

“U kry”, tha Berisha në 11 qershor.

Në fakt, bëhej fjalë vetëm për mundësinë që ai të udhëtonte për të qenë pjesë e një delegacioni të partive të djathta në konventën e republikanëve.

Edhe vetë DASH, në komunikimn e kohës, njoftoi se Berisha është përjashtuar nga ndalimi për të hyrë në SHBA. Pjesa tjetër e sanksioneve ndaj tij janë ende në fuqi.

Pak ditë më parë i pyetur nëse do ishte ftuar në pritjen e ambasadorit të ri amerikan ai vetë pranoi thatë.

“ Nuk kam dijeni për ceremoninë”, tha ai.

Ftesat për të marrë pjesë në prezantimin e ambasadorit të ri u kishin mbërritur në postën elektronike dhjetëra personave, që në datën 18 shtator.  Për ironi të fatit Sali Berisha, shkoi në Korçë, qytetarët e të cilës, njihen për lidhje të hershme shpirtërore me Amerikën.

Deri më tani ambasadori i ri amerikan, ka takuar kryeministrin Edi Rama, ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha, ministrin e mbrojtjes Ermal Nufi dhe kryetari e Kuvendit Niko Peleshi, veç presidentit Bajram Begaj të cilit i paraqiti letrat kredenciale.

Ndërkohë të pranishëm në këtë ceremoni janë presidenti Bajram Begaj, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, Ministri i Punëve të Jashtme Ferit Hoxha, Minsitri i Drejtësisë Toni Gogu, Minisri i Infrastrukturës Enea Karakaçi, deputetë të PD-së Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi, kreu i KLP, deputeti Fatmir Mediu, kryepolici Skënder Hita, Prokurori Altin Dumani, ambasadorë të BE-së, përfaqësues të klerit dhe gazetarë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:12
Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë në ceremoni (EMRAT)

1790957825_ambasadori2.jpg

Ambasada amerikane në Tiranë po zhvillon një pritje zyrtare me përfaqësues të politikës dhe medias për të prezantuar ambasadorin e ri Eric Ëendt, pas dorëzimit të letrave kredenciale të presidenti Begaj.

Në këtë pritje mungon kreu i opozitës Sali Berisha, i cili ka pranuar se nuk ka marrë ftesë nga ambasada. Në mesin e të ftuarve përveç Berishës janë deputetë të opozitës, përfaqësues të BE-së dhe ambasadorë të BE

Të ftuarit në pritjen për ambasadorin e ri, Eric Wendt:
Presidenti Bajram Begaj
Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Ferit Hoxha, Ministri i Punëve të Jashtme
Enea Karakaçi, Toni Gogu, Ministri i Drejtësisë
Enea Karakaçi, Ministri i Infrastrukturës
Klodiana Spahiu, Ministrja e Shëndetësisë
Ervin Demo Ministri i Brendshëm
Megi Fino, zv.ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë
Erjona Ismaili, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Sofian Jaupaj, Ministri i Mjedisit
Elisa Spiropali
Deputetë të PD-së: Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Belind Këlliçi, Oerd Bylykbashi
Deputeti Fatmir Mediu
Kreu i SPAK Klodian Braho
Kryepolici Skënder Hita
Prokurori Altin Dumani
Kreu i KLP, Mirela Bogdani
Kreu i BKH, Joni Keta
Prokurori Vladimir Mara
Ambasadorë të BE-së
Dom Gjergj Meta
Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
4.5 / 5 (11 vlerësime)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02

    Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?