Zjarr i madh në Belsh, flakët përhapen pranë banesave dhe ullishteve

2 Tetor 2026 | 18:29

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë pasditen e kësaj të enjteje zonën pranë fshatrave Seferan dhe Merhojë, në Bashkinë Belsh.

Flakët, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë, janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë ullishte, shkurre, bimësi dhe parcela bujqësore.

Zjarri vijon të përhapet në disa drejtime, ndërsa në rrezik janë edhe sipërfaqe të tjera me ullinj dhe disa banesa pranë zonës së përfshirë nga flakët.

Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe strukturat vendore, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe frenimin e përhapjes së zjarrit drejt banesave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bardhi: Mazhoranca po bllokon Komisionin Hetimor për KAYO-n

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën se po shtyn shqyrtimin në Kuvend të kërkesës së opozitës për ngritjen e...
17:17 | 02/10/2026

Takimi Peleshi-Wendt, ambasada amerikane: Forca e çdo demokracie mbështetet në institucione përfaqësuese efektive

Ambasada amerikanë në SHBA këtë të premte ka ndarë pamje nga takimi i zhvilluar mes kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi me ambasadori e ri Eric...
14:37 | 02/10/2026

Lot dhe emocione, mësuesi del në pension! Nxënësit e surprizojnë

Pas shumë vitesh përkushtim, punë dhe dashuri për profesionin, mësuesi i Edukimit Fizik në shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja e Malësisë”, Gëzim Pali, i dha fund një...
14:09 | 02/10/2026