“Mbështesim lirimin e koordinuar të rezervave të karburantit”, Von der Leyen përshëndet vendimin e G7
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mirëpritur vendimin e vendeve të G7-ës për të mos vendosur masa kufizuese apo ndalim të eksportit të naftës ndaj shteteve aleate, duke cilësuar këtë si një hap thelbësor për ruajtjen e stabilitetit dhe solidaritetit në tregun global të energjisë.
Përmes një reagimi zyrtar në rrjetet sociale, kryediplomatja e BE-së nënvizoi domosdoshmërinë e garantimit të energjisë me çmime të përballueshme për konsumatorët, duke ruajtur njëkohësisht objektivat afatgjata mjedisore.
“Ne mirëpresim vendimin e vendeve të G7 për të mos vendosur asnjë ndalim eksporti ndaj aleatëve dhe solidaritetin e vazhdueshëm midis partnerëve. Ne mbështesim një lëshim të koordinuar nga IEA të rezervave të karburantit, duke ruajtur njëkohësisht kursin drejt tranzicionit drejt energjisë së pastër, për të siguruar siguri më të madhe energjetike.”, shkroi Von der Leyen.
“Qytetarët tanë kanë nevojë dhe meritojnë energji të përballueshme. Ne do të punojmë ngushtë me G7-ën për të arritur këtë qëllim”, tha ajo.




