POS i detyrueshëm për bizneset, afati i fundit 31 dhjetor 2026

2 Tetor 2026 | 18:34

Bizneset duhet të pajisen me terminale POS për pagesat elektronike deri më 31 dhjetor. Përmes këtyre pajisjeve, ata duhet t’u japin mundësi klienteve të bëjnë pagesë edhe me kartë, ndersa Administrata Tatimore përcakton edhe kategoritë që përjashtohen nga ky detyrim.

Bizneset kanë 3 muaj kohë për t’u pajisur me terminale për pagesat elektronike. Administrata Tatimore rikujton se afati për tatimpaguesit që nuk përfshihen në kategoritë me afate të mëparshme është 31 dhjetori 2026.

Detyrimi parashikon që bizneset të kenë POS në çdo pikë shitjeje, kur kryejnë shitje me para në dorë. Masa synon të rrisë përdorimin e pagesave elektronike dhe të reduktojë qarkullimin e parasë fizike.

Por jo të gjithë tatimpaguesit janë të detyruar të pajisen me terminale. Përjashtohen bizneset që ushtrojnë aktivitet në zona pa mbulim interneti, si dhe ata që, sipas legjislacionit, nuk kanë detyrim të lëshojnë faturë.

Përjashtim bëjnë edhe disa të vetëpunësuar. Këtu përfshihen ata që nuk janë subjekt i TVSH-së, kanë përgjegjësi për tatimin mbi të ardhurat personale nga biznesi, kanë vetëm një vendndodhje aktiviteti dhe statusin “i vetëpunësuar i vetëm”.

Sipas Administratës Tatimore, përdorimi i terminaleve POS synon të lehtësojë transaksionet, të ofrojë më shumë komoditet për klientët dhe të rrisë transparencën e pagesave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbjet e energjisë, Kukësi në krye me 34.9%, Fieri më i ulëti

Humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes kanë vijuar të bien edhe gjatë vitit 2026. Në tetë muajt e parë të vitit, humbjet totale...
17:12 | 02/10/2026

BSH: Konsumatorët dhe bizneset rrisin besimin në ekonomi

Bizneset dhe konsumatorët shfaqën më shumë besim në zhvillimet ekonomike gjatë muajit shtator, duke ndikuar në rritjen e treguesit të ndjesisë ekonomike me 0,3 pikë...
17:00 | 01/10/2026

Kreditë për blerje banese, interesat bankare arritën 3.8% në lek dhe 5% në euro

Blerja e një shtëpie me kredi është alternativa e vetme e shumë familjeve shqiptare për të zgjidhur çështjen e strehimit. Kjo e ka bërë huan...
16:59 | 01/10/2026