2 Tetor 2026, 18:30
Nga E. D

PESHKOPI- Një biznes privat në qytetin e Peshkopisë është bërë objekt i një kërcënimi, pasi pronarit të subjektit i është kërkuar një shumë prej 50 milionë lekësh, me paralajmërimin se biznesi do të hidhej në erë nëse paratë nuk do të paguheshin. Siç raportohet, pronari ka marrë një kuti picash, brenda së cilës ndodhej një mesazh me kërkesën për pagesën e shumës së parave.
Në kuti dyshohet se kishte edhe materiale që mund të përbënin një pajisje artizanale të ngjashme me eksploziv. Pas konstatimit të pakos, Policia rrethoi zonën në dalje të qytetit të Peshkopisë, ndërsa për rreth tre orë perimetri u mbajt nën kontroll për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
Në vendngjarje mbërritën specialistët e çminimit dhe neutralizimit të lëndëve eksplozive nga Tirana, të cilët morën masa të mëtejshme sigurie për ekzaminimin dhe neutralizimin e materialeve të dyshimta. Për shkak të situatës, u mbyllën përkohësisht edhe disa subjekte pranë zonës së karburantit.
Ndërkohë, qarkullimi i automjeteve u devijua dhe vijoi nëpërmjet unazës së Peshkopisë. Në kuadër të hetimeve, Policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të kërcënimit./Dosja.al
kërcënim me eksploziv në peshkopi
Aktualitet
2 Tetor 2026, 18:19
Tiranë, 1–2 tetor 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) priti për herë të parë Forumin e Aeroporte...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 17:36
E. D
Petri Bozo
TIRANË- Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e producentit Petri Bozo, për të zbutur masën e siguris&...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 17:27
G.M
pamje
LEZHË- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në malin e Manatisë, në Lezhë. Sipas inform...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 17:31
E. D
Mirela Bogdani dhe anëtari Sokol Stojani
TIRANË- Procesi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm vijon të mbetet n&eu...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 16:09
G.M
pamje
FIER- Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin nga Mbikalimi i Memo...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 15:50
E. D
Amy Carnie dhe Artur Metani
TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, po zhvillon një vizitë pune në Uashin...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 15:34
E. D
TIRANË- Organizata për mbrojtjen e kafshëve “Animals Need Me” prezantoi të dhënat e një indeksi për mirëqe...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 14:42
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- SPAK ka zgjeruar hetimet e tij, ku pas kontrolleve në banesën e biznesmenit izraelito-amerikan Ron Yeffet, e cila ndo...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 14:30
E.d
Aktivistët në Prishtinë
KOSOVA- Qindra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme para mabienteve të Ministrisë së D...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 13:51
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja kanë dal nga të shtënat me armë pranë fushës së Ali Demit mbrëmjen...