2 Tetor 2026, 18:40
Nga E. D
Sali Berisha
KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Ramën për shpopullimin e vendit, varfërinë dhe vështirësitë ekonomike. Gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren e Ripërtëritjes’ në Korçë, Lideri i opozitës theksoi se Rama është njeriu më i urryer i kombit në histori.
Ai tha se opozita i ka kapërcyer betejat e saj dhe tashmë duhet të fokusohet te problemet e qytetarëve dhe përballja me qeverinë. Kryedemokrati gjithashtu bëri thirrje për mobilizim të qytetarëve të Korçës, Pogradecit, Kolonjës dhe Devollit, duke e lidhur këtë me atë që ai e cilësoi si shpëtimin e Shqipërisë nga ky regjim.
"Të dashur qytetare dhe qytetarë të Korçës, të pranishëm në këtë sallë, në qytet, në fshatra, në këtë qark dhe kudo që jeni sot, përshëndetjet e mia më të përzemërta, nderimin tim më të madh për ju, shpirtin tuaj liridashës, shpirtin tuaj punëtor, virtytet tuaja. Të dashur miq, sot vij këtu në takimin e shtatë pas 15 tetorit të vitit 2021. Atëherë kam ardhur në një foltore, në të cilën ne u betuam për të shpëtuar opozitën. Dashuria për Korçën, dashuria për Shqipërinë na ftonte ne që të qëndronim që Shqipëria dhe Korça të kishin një opozitë të vërtetë. Në këto vite ne kaluam, të themi një lloj kalvari, por ne nuk u mposhtëm. Jo se ne jemi të mbinatyrshëm, jo, por se kauzat që ne mbronim ishin kauza të drejta, ishin kauza frymëzuese. Ndaj dhe ne sot nuk mblidhemi më për çështjet tona, por ne sot mblidhemi këtu në këtë Foltore të Ripërtëritjes për çështje të qytetarëve të Korçës dhe mbarë Shqipërisë.
PD dhe opozita kapërceu betejat e veta, por ato nuk ishin qëllim në vetvete. Ato kishin një qllim, një opozitë të vërtetë, e cila të shndërrohej në lokomotivë të forcës së forcave opozitare dhe shpëtimit të Shqipërisë nga ky regjim. Ndaj dhe kjo Foltore e Ripërtëritjes është një apel, është një kushtrim për çdo qytetar, për të gjithë Korçën në këmbë. Për çdo pogradecar dhe Pogradecin në këmbë. Për Kolonjën dhe kolonjarët në këmbë. Për Devollin dhe devollinjtë në këmbë. Sot, të gjithë në këmbë drejt fitores tonë, drejt shpëtimit të Shqipërisë nga ky regjim antishqiptar. Nga ky regjim, i cili ka dëmtuar qenien tonë si shqiptarë në themel më shumë se çdo pushtim tjetër në shekuj e shekuj. Ky regjim ka pakësuar në mënyrën më dramatike qenien tonë. Sot në Korçë, sot në Shqipëri lindin fëmijë aq sa ç’lindnin 100 vite më parë kur Shqipëria në territorin e saj kishte gjithsej 1 milion banorë.
Sot në 1 mijë shqiptarë rezidentë në Shqipëri, 466 janë të regjistruar në BE. Po të shtojmë këtu ata që jetojnë në vendet e tjera jashtë BE, u garantoj se mbi 60 përqind e kombit nuk ndodhet më në Shqipëri. Asnjë komb, në asnjë luftë, në asnjë epidemi, në asnjë fatkeqësi, nuk ka pasur në 10 vite një pakësim si ky që kemi sot. Sot Edi Rama është bërë njeriu më i urryer i kombit në histori. 8 mijë kilometra nga Tirana dhe shqiptarët e gjuajnë me vezë e domate. U lumtë! Theksova se koha kërkon nga ne të merremi me të gjithë potencialin tonë, me problemet e mëdha të qytetarëve. Probleme me një dhimbje të jashtëzakonshme. Probleme që kushtojnë qindra dhe mijëra jetë. Sot, shqiptarët janë më të varfrit, më të keqpaguarit në të gjithë Evropën, në të gjithë Ballkanin.
Sot mijëra e mijëra pensionistë shqiptarë u shkurtojnë jetën sëmundjet sepse nuk mjekohen dot, sepse nuk marrin dot ilaçet.
Një mik i imi, i cili është në pension dhe merr një pension jo të vogël, e lexoj, shkruante një ditë: shkova në farmaci për të marrë ilaçin, ilaçi ishte për ata që jepet kundër mpiksjes së gjakut. Farmacistja më tha që nuk ka marrë rimbursim. E llogarita ilaçin që duhej të blija, në një vit më kushtonte tre pensione vetëm ky ilaç. Po unë t’u them ju, se për ata që nuk kanë pension të plotë, ky ilaç kushton 12 pensione. Çfarë do të thotë? Këtë ilaç nuk mund ta marrin. Por mpiksja e gjakut me moshën shtohen. Po sa e sa nëna e baballarë, njerëz të nderuar që kanë shkrirë jetën e tyre për të mësuar fëmijët tanë, në ara, në biznese, në ferma, në fabrika dhe kudo, infermierë që kanë kaluar jetën duke ndihmuar të sëmurët, tani nuk marrin ilaçet me këto pensione," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
2 Tetor 2026, 18:14
E. D
Agron Shehaj
TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas lajmit se SPAK ka kryer disa kontrolle dhe sekuestrime dokumen...
Politike
2 Tetor 2026, 17:57
E. D
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku sipas tij, duket Ron Yeffet ...
Politike
2 Tetor 2026, 16:52
E. D
Blerim Isufaj
KOSOVË- Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka shkarkuar nga detyra kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Koso...
Politike
2 Tetor 2026, 16:25
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kontrolleve të kryera nga SPAK,...
Politike
2 Tetor 2026, 16:08
E. D
Xhelal Mziu
TIRANË- Diskutimet për territorialen kanë shkaktuar sërish debat mes mazhorancës dhe opozitës në Komis...
Politike
2 Tetor 2026, 15:54
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas kontrolleve të ushtruara ng...
Politike
2 Tetor 2026, 15:27
E. D
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka kërkuar votimi elektronik në 3 ose 4 bashki të mëd...
Politike
2 Tetor 2026, 14:44
G.M
Belind Këlliçi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas nisjes së hetimeve nga...
Politike
2 Tetor 2026, 14:21
E.d
Albin Kurti dhe Bedri Hamza
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, do të takohen ditën e sotme, ku...
Politike
2 Tetor 2026, 13:55
E.d
Erion Braçe
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialise, Erion Braçe ka reaguar pas incidentit i cili ndodhi para Kuvendit me banorët e M...