POLITIKË /

Demo tek IdentiTek: Së shpejti ulim tarifat e kartave të ID dhe pasaportat për kategoritë në nevojë

Demo theksoi se përmirësimi i shërbimit duhet të shoqërohet edhe me reduktimin e kostove për qytetarët, veçanërisht për kategoritë që kanë nevojë për mbështetje.

Shkruar nga Versus

Demo tek IdentiTek: Së shpejti ulim tarifat  e kartave të ID dhe

Tarifat e dokumenteve të identitetit për kategori të caktuara të qytetarëve, që kanë më shumë nevojë për mbështetje, do të ulen. Gjatë vizitës në ambientet e IdentiTek, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, u njoh nga afër me procesin e prodhimit dhe ofrimit të dokumenteve të identitetit.

Demo theksoi se përmirësimi i shërbimit duhet të shoqërohet edhe me reduktimin e kostove për qytetarët, veçanërisht për kategoritë që kanë nevojë për mbështetje.

“Kemi nisur punën për uljen e tarifave të dokumenteve të identitetit për kategori të caktuara që kanë më shumë nevojë për mbështetje”, u shpreh ministri Demo, duke e cilësuar këtë një angazhim konkret në funksion të qytetarit.

Paralelisht, Ministria e Punëve të Brendshme dhe IdentiTek po punojnë për një shërbim më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më të aksesueshëm. Procedura e zakonshme për pajisjen me dokument identiteti realizohet brenda 10 ditëve pune, ndërsa ajo e përshpejtuar brenda 3 ditëve pune.

Në fokus është edhe zgjerimi i shërbimeve online, përmes blerjes së kuponit dhe gjurmimit të dokumentit online, si dhe ofrimi i shërbimit në banesë ose në spital për qytetarët me vështirësi në lëvizje, brenda dhe jashtë vendit./Versus.al

Poll