E premte, 2 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Peshkopi/ Eksploziv në kuti picash dhe letër kërcënuese, i kërkuan pronarit 50 milionë lekë

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë të premte në qytetin e Peshkopisë, ku një sasi lënde eksplozive i është dërguar një biznesi karburanti, e fshehur brenda një kutie picash.

Brenda kutisë mësohet se ka qenë edhe një letër kërcënuese, përmes së cilës pronarit i kërkohej të paguante 50 milionë lekë brenda dy orëve. Në të kundërt, autori kërcënonte se biznesi do të hidhej në erë.

Reklamë

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në afërsi të Spitalit të Dibrës. Pas konstatimit të lëndës eksplozive, policia ka nisur hetimet dhe është vënë në kërkim të autorit.

Sipas informacioneve paraprake, autoritetet po analizojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve në zonë, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e personit që ka lënë kutinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.